Kthimi i emigrantëve për pushime, ISSH rikujton procedurat se si të plotësohen vitet për pensionin

41
Sigal

Për të gjithë emigrantët që kthehen në atdhe për të pushuar, sigurimi vullnetar është një mundësi e mirë për të plotësuar vitet e munguara të vjetërsisë me qëllim përfitimin e një pensioni më të lartë pleqërie, pension invaliditeti dhe familjar, sipas kontributit të paguar.

Autoritetet e Sigurimeve Shoqërore kanë konfirmuar edhe kufijtë dhe pagesat që duhet të bëhen për të blerë vitet e munguara të punës për efekt të plotësimit të kushteve të daljes në pension.

Sipas autoriteteve, personat që sigurohen për vitin korrent kanë të drejtë të sigurohen deri në kufirin e pagës maksimale. Ndërkohë që kuota mujore e sigurimit vullnetar aktualisht është 8,640 lekë, ndërsa për pagesat paradhënie, aplikohet zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa.