Lumi B feston ditëlindjen, urimin më të veçantë këngëtari e mori nga bashkëshortja

34
Sigal

Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtarin e njohur shqiptar Lumi B.

Artisti feston 37-vjetorin e lindjen, ndërsa në këtë ditë kaq speciale për të ai mori urime të shumta nga miqtë e tij më të mirë.

Mirëpo atë më të veçantin Lumi e mori nga bashkëshortja e tij, Miranda.

Ajo ka postuar në InstaStory një foto së bashku me këngëtarin, teksa krahas saj ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen gjysma ime, në ditët e mira dhe të këqija gjithmonë mbështetja ime më e fortë.”

Image

Gjithashtu edhe reperi ka postuar një foto të tij në Instagram, ndërsa krahas saj ai ka uruar veten.

“U plaka…”, ka shkruar Lumi, teksa ka falenderuar të gjithë për urimet.