“Më ke plotësisht”- Dafina Zeqiri e lumtur në krahët e partnerit, Dj Geek i shpreh dashurinë

205
Sigal

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Dj Geek janë më të dashuruar se kurrë dhe nuk hezitojnë të shprehin ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Dafina Zeqiri publikoi një foto krah këngëtarit në rrjetet sociale, teksa shijojnë rrezet e diellit në plazh.

Artistja pozoi e veshur me bikini, duke qëndruar në krahët e partnerit të saj.

“Më ke plotësisht”- shkroi ajo krahas imazhit, ku duket shumë e lumtur.

Ndërsa Dj Geek i shprehu dashurinë, duke komentuar: “Të dua zemra ime”, shoqëruar me një emoji zemre.

Çifti janë prej disa kohësh në një romancë. Pak muaj më parë, ata patën një krizë në çift por që e tejkaluan dhe gjetën sërish rrugën për tek njëri-tjetri.