Volumin në max, Bes Kallaku dhe Anila Mimani risjellin hitin e viteve 2000′

1042
Sigal

Me siguri kur dëgjoni: “Ti më dukesh i mërzitur nuk je më si në fillm” ju shkon mendja menjëherë tek Anila Mimani, një prej këngëtareve më të dashura të viteve 2000′, e cila është rikthyer së fundmi pas një shkëputje të gjatë. Teksti është i shkëputur sigurisht nga kënga “Do digjesh zjarr”, një prej hiteve të padiskutueshme të asaj kohe, që tani është rikthyer për publikun shqiptar në një version të ri nga Bes Kallaku dhe vetë Anila.

Ky version i ri i publikuar sot mban emrin “Ciao po të lë” dhe në fakt nuk ka ndryshuar shumë nga kënga origjinale, të paktën në muzikë e ritëm. Edhe pse duket më e përshtatur në atë që publiku shqiptar preferon këto ditë. Pjesa e Anilës është e njejta, me fjalët e famshme që i dinë 80% e shqiptarëve. Ndërkohë Besi është djali të cilit Mimani i drejtohet në këngë, pra ai që po le.

Besi, në stilin e tij të përhershëm, i lutet që të mos largohet dhe i thotë që të presë, ndërkohë që bën edhe një lidhje me Londrën. Më mirë dëgjojeni vetë:

Kjo nuk është kënga e parë shqiptare e viteve 2000′ që ripërpunohet, megjithatë është e para e Anilës, duke e rikthyer këtë të fundit si protagoniste në treg. Ndërkohë që Besi duket se do të konkurojë Xhensilën dhe gjithë artistët e tjerë për hitin e verës 2020. Nëse shqiptarët do ta duan aq sa duan këngën “e vjetër”, është në rrugë të mbarë.