Me anë të një video ku shfaqet duke gatuar të postuar në rrjetin social “Instagram”, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tregon se dhe ajo i është bashkangjitur traditës së qytetit të Elbasanit duke gatuar ballokume, një gatim tradicional i këtij qytetit për festën e Ditës së Verës, që është ditën e dielë.
Ajo shprehet se i është bashkuar më shumë kënaqësi të gatim të kësaj ëmbëlsirë, simbol të Ditës së Verës. Dhe në fund ajo shprehet që gjithccka do të shkojë për mirë, jo vetëm stina duke iu referuar kështu zgjedhjeve të 25 prillit.
Mesazhi i saj i plotë:
Me kënaqësi iu bashkova sot traditës që të gatuaja ashtu si gratë e tjera të Elbasanit në shtëpitë e tyre, ballokumen simbol të Ditës së Verës .
Gjithçka do të ndryshojë për mirë, jo vetëm stina.




















