Konflikt mes dy personave në Shijak, plagoset i riu me armë zjarri

643
Një 25-vjeçar nga Shijaku është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në hyrje të qytetit.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shtetasi B.K është plagosur nga një 30 –vjeçar.

Personi i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaron se: “Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë kqyrur vendin e ngjarjes dhe mbledhur provat materiale, me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të identifikohet autori I ngjarjes, I cili dyshohet se është shtetasi I.N. 30 vjeç, banues në Shijak. Policia ka shpllaur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij”
Sigal