Shushunjat e shëndetësisë/ PPP-të lënë pa skaner spitalet. SPAK thellon hetimet për aferën me sterilizimin që vodhi qytetarët dhe pasuroi oligarkët. Fijet që të çojnë të Ilir Beqja dhe a do ta bëjnë ‘kurban’ ish-ministrin

192
Sigal

Denoncimi: Koncesionarët braktisin QSUT , mbetet pa skanera, dy prej tyre janë servis që në mars

Dhënia me koncesion e shërbimeve shëndetësore kanë krijuar shpesh problematika të mëdha në marrjen e shërbimeve nga ana e qytetarëve. Problemet datojnë që kur në krye të QSUT ishte Enkel Joti, i cili u përfol nag mediat dhe ka denoncime në SPAK për afera me shifra marrmendëse, Joti  në vend që të mbante përgjegjësi e të merrej në pytetje , u gradua me marrjen e drejtimit të RTSH.

Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë një tjetër denoncim publik për Qendrën Univesrsitare spitalore Nënë Tereza. Në një postim në Facebook, Skëndaj shkruan se QSUT ka mbetur pa skandera. Sipas gazetarit, që nga muaji mars, dy skanera janë me defekt dhe janë dërguar në servis. Ai shton se pavarësisht këtij problemi, QSUT- ja ka vendosur të heshtë.

Tjeter skandal në QSUT!!!! 2 skanera me defekt që në mars, asnjë tentativ për riparim! Ky fakt është mbajtur i fshehtë qëllimisht dhe ngre hije të forta dyshimi! QSUT justifikohet, janë në proces mirëmbajtje! Pse Ministria e Shëndëtsisë hesht? Harron qëllimisht premtimin e kontratave të mirëmbajtjes full risk! Apo fshihet ndonjë interes tjetër? Ndërkohë në urgjencë është ende funksional skaneri i tretë që rrezikon edhe ai të prishet nga mbingarkesa. Shikoni videon në youtube dhe bëjini subscribe kanalit tim, brenda mundësive. Faleminderit!

 

Sipas një raporti të KLSH, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.

Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore, një prej aferave të shumta të sistemit të shëndetësisë.  Pas grumbullimit të dokumenteve dhe shqyrtimit të kontratave dhe vendimeve, prokurorët e SPAK kanë nisur marrjen në pyetje të punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe anëtarëve të Komisionit të Ofertave. Mësohet se, anëtari i parë që është marrë në pyetje është Saimir Kadiu. Ndërkohë, më vonë pritet të dëshmojnë edhe anëtarët e tjerë, mes të cilëve dhe Arben Gjata.

Por dëshmia e tyre duket se është kambanë alarmi për ish-ministrin e asaj kohe, Ilir Beqaj, i cili duket se është kumbari i koncesionit. Nëse ka një person që duhet të përballet me drejtësinë për të gjitha koncesionet që janë dhënë në shëndetësi ai është ilir Beqaj. Sterilizmi, Check Up dhe hemodializa, janë 3 koncesione korruptive që vetëm vidhen qytetarët shqiptarë dhe pasurohen disa oligarkë.

Sterilizmi, Check Up dhe hemodializa, janë 3 koncesione korruptive që vetëm vidhen qytetarët shqiptarë dhe pasurohen disa oligarkë

Skema e abuzimit

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes Ilir Beqaj dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”, me kosto 100 mln dollarë.

Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj.

Rrapaj kishte një kompani ndërtimi në Peruxhia me vetëm një punëtor dhe me kapital 1500 euro. Në 2013 Rrapaj zhvendoset në Shqipëri, ku intensifikon takimet me Beqajn. Gjatë kësaj kohe duket se farkëtohet edhe pazari i madh. Rrapaj hap një kompani (Investital LLC) në Kosovë. Të dyja kompanitë nuk kishin lidhje me mjekësinë. Pas dy vitesh, pra në vitin 2015, Ilir Beqaj i jep shokut të tij koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore me vlerë 100 milionë euro. Për të maskuar skandalin, pjesë e konsorciumit bëhen edhe tre kompani të tjera si “U.Jet S.r.l”, “Servizi Italia” dhe “Tecnosanimed”.

Kompanitë që humbën u ankuan tek KPP. Ata thanë se oferta fituese e shokut të Beqajs tejkalonte fondin limit me 9.6 miliardë lekë. KPK kërkoi rivlerësimin e vendimit të shpalljes së fituesit, por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i zgjedhur nga Beqaj, shpalli sërish fitues shokun e Beqajs, Ilir Rrapajn.

Pasi fitojnë tenderin, kompanitë Investital Llc, Servizi Italia S.p.a, U.Jet S.r.l dhe Tecnosanimed hapin një kompani të re, me emrin SaniService Sh.p.k, për të ofruar shërbimin. 40 % të aksioneve i merr shoku i Beqajt, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë.

Skandali është se stacioni i sterilizimit ishte bërë gati nga shteti dhe ju dhurua kompanisë.

Qendra e sterilizimit ishte ndërtuar në vitin 2009 përmes një kredie që qeveria shqiptare kishte marrë në Bankën e Këshillit të Europës –CEB. Transferimi i saj nën administrimin e koncesionarit u bë pjesë e hetimit të kryer nga Prokuroria e Tiranës, i cili u pushua në shtator 2016. Dosja u rihap pas një padie që “Nisma Thurje” bëri në SPAK.

A do ta lëshojë Rama ish-ministrin e tij?

Pasi të mbyllen hetimet, Ilir Beqaj është i rrezikuari kryesor që mund të arrestohet. Pyetja që shtrohet është nëse Rama do ta lëshojë ish-ministrin e tij? Beqaj njihet si ndër njerëzit e afërt të Ramës. Ndaj tij ka pasur disa herë hetime sipas pamfleti. Në 2016 hetimet u mbyllën në mënyrë të heshtur nga Prokuroria e Tiranës dhe Beqaj i shpëtoi arrestit. Por tani duket se situata është ndryshe. SPAK ka filluar të lëvizë dhe në mes janë amerikanët.

Rama ka dhënë sinjale se mban pranë Beqajn. Pasi shkodranët e lanë jashtë Parlamentit, Rama ngriti një drejtori vetëm që të bënte Ilir Beqajn drejtor. Ai e emëroi drejtor të Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Pra ai menaxhon fondet që vijnë nga BE.

Nga ana tjetër kemi amerikanët në mes. Yuri Kim pak kohë më parë braktisi një konferencë në të cilën merrte pjesë Beqaj. Tani duket se e ka në dorë SPAK, por gurët po lëvizin dhe sipas informacioneve, Ilir Beqaj ka nisur të shqetësohet.