Kryebashkiaku Veliaj : 2021, viti i ringritjes

273
Sigal

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dha të premten mesazhin për Vitin e Ri. Veliaj tha se 2021 do të jetë vit i ringritjes.

Lexo edhe : Ndryshimet fiskale që hynë në fuqi këtë vit

Ndërsa vitin që lamë pas e cilësoi si një vit të vështirë.

“Një vit nga jeta jonë iku, për t’i lënë vendin një viti tjetër me të tjera sfida, por me shpresë dhe gëzime të reja. Ky ishte një vit i vështirë, një nga vitet më të vështirë të këtij shekulli, por të bashkuar treguam se shpirti i këtij qyteti triumfon mbi çdo vështirësi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se këtë vit ia dedikon gjysheve, gjyshërve dhe mijëra mjekëve që luftuan me Covid-19.

Lexo edhe : Rivendosja e madhe dhe formimi i njeriut të ri / Çfarë do të ndodhë me botën kur bllokimet të përfundojnë?