Tepelena 74 vjet në liri, 74 muaj bashki e rilindur me investime zhvillimi urban, social, ekonomik

585
Përparim HALILI
Data 15 shtator 1943, simboli i çlirimit, i heroizmit dhe i gjakut të 380 dëshmorëve e 288 çetave partizane, që kanë lënë pas breza dinjitozë të vazhdimit të patriotizmit dhe atdhedashurisë 
Data 15 shtator është një simbol krenarie historike për tepelenasit si data e çlirimit të kësaj zone me tradita që tashmë njihen e zbatohen ende, prej brezave që kanë lënë pas, ata që luftuan e dhanë jetën për këtë liri! Jo shorti, por zgjedhja e banorëve të Tepelenës, ka sjellë në krye të qeverisjes lokale të kësaj zone Tërmet Peçin, një pasardhës luftëtari të madh, familjeje e fisi me tradita atdhedashurie, të votëbesuar dy herë radhazi si kryebashkiak. Tepelena si qytet është ringritur e kthyer në qendër administrative dhe sociale-ekonomike në këto 74 vite të pas Çlirimit. Por në 74 muajt fundit, pra në 6 vitet e qeverisjes praktike e jo teorike të birit të saj Tërmet Peçi, ajo është rilindur në çdo aspekt. E bindur që projektet kanë qenë zhvilluese, e sigurt që fondet bëheshin investime për komunitetin, e bindur që drejtuesi i kësaj bashkie Tërmet Peçi do dhe di të punojë e të përkushtohet për bashkëqytetarët e tij, kryeministri Edi Rama mbështeti çdo projekt të paraqitur, projekte që ishin zgjidhje funksionale për këtë qytet, për të cilin duhet thënë, se ka marrë fizionominë e një qendre kulture!
Sigal