Krumë, spitali në vështirësi për të shërbyer

409
Sigal

Mungesa e mjekëve specialistë dhe sallës së mikrokirugjisë në spitalin e qytetit të Krumës është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues për banorët, të cilët detyrohen të marrin shërbim në Spitalin e Kukësit ose të Gjakovës, në Kosovë.

Madje, edhe ato pak mjekë që ndodhen në këtë spital e kanë mjaft të vështirë t’u përgjigjen urgjencave që vijnë. Sahit Jaku, shefi i shërbimit parësor të Krumës, shprehet se prej vitesh kanë bërë kërkesa në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë për të investuar në këtë spital bashkiak dhe rishikimin e buxhetit pasi çdo vit ai është i limituar me fonde.

Spitali i qytetit të Krumës, që duhet t’u shërbejë afro 30 mijë banorëve të Hasit, por edhe disa fshatrave të Tropojës, përveç mungesës së mjekëve specialistë, ka mungesa edhe të aparaturave për ekzaminime të ndryshme, por dhe bazës materiale.