Krujë, zbulohet sërish drogë, asgjësohen 883 rrënjë kanabisi

47
Sigal

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Krujë ku janë asgjësuar qindra bimë narkotike.

Mësohet se në fazën e 25-të të megaoperacionit ‘Territor i pastër’ në disa fshatra janë gjetur të kultivuara rreth 883 bimë kanabisi të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Ende asnjë nuk ka asnjë gjurmë nga autorët të cilët kanë kultivuar bimët e kanabisit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në fshatra të ndryshme të rrethit, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 25-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatrat Mafsheq, Nuaj, Bruzë Mal, Krastë, dhe Shkozë Bardh, u gjetën të kultivuara 883 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.