Zjarret në Dropull, asfiksohet nga tymi një banor i zonës, niset me urgjencë në spital

150
Sigal

Një banor i fshatit Frashtan , Kristo Ziso është asfiksuar si pasojë e tymit të zjarreve që kanë përfshirë zonën e Dropullit.

Flakët kanë përparuar drejt zonave të banuara.

Personi i asfiksuar është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Gjirokastrës. Por si pasojë e gjendjes së rëndë do të niset me urgjencë në Janinë.