Mat, makina del nga rruga dhe bie në liqenin e Shkopetit

316
Sigal

Gazeta Telegraf/ Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë
në liqenin e Shkopetit në Mat. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe deri tani
nuk dihet nëse ka pasur njerëz në brendësi të mjetit.
Gjatë këtij viti janë shënuar disa aksidente të ngjashme, ku
makinat kanë rënë në brendësi të liqenit, duke shkaktuar edhe viktima.