Basha: T’i japim fund regjimit të drogës, këmbanat e alarmit nuk mund ti shurdhojë asnjë mercenar i Edi Ramës

392
Sigal

Gazeta Telegraf/ Pas mbledhjes së grupit të Partisë
Demokratike, kryetari Lulzim Basha, në një prononcim për mediat ka akuzuar edhe
njëherë drejtuesit e qeverisë për lidhje me trafikun e drogës.

“Edi Rama nuk ia mbyll dot gojën opozitës. Mundohet të mbyllë
ekranet dhe gazetat e shqiptarëve. Por problemi tashmë është ndërkombëtarizuar.
Sot kryefjalë është regjimi narkotrafikant, i cili ka bërë të mundur kthimin e
Shqipërisë në pikën kryesore të furnizimit të vendeve të tjera me drogë.

Krerët e qeverisë janë të lidhur më trafikun e drogës. Ne nuk
kemi heshtur dhe kemi përballur me fakte, prova, emra dhe mbiemra, problemin e
drogës në Shqipëri dhe drogimin. Rama i është përgjigjur me tallje. Gjendja po
përkeqësohet edhe më tej. Pa zbatimin e ligjit të dekriminalizimit nuk ka
paqe”, deklaroi Basha

Kreu i opozitës paralajmëroi nesër në seancën plenare në Kuvend, “një
betejë të fuqishme kundër aleancës së krimit dhe drogës. Të ndalim të keqen e
madhe. T’i japim fund regjimit të drogës. Aleanca e krimit dhe drogës do të
prishë zgjedhjet e ardhshme. Këmbanat e alarmit nuk mund ti shurdhojë asnjë
mercenar i Edi Ramës”.