Krujë, asgjesohen 3052 bimë narkotike kanabis sativa

475
Tjetër operacion antikanabis në Krujë. Gjatë orëve të pasdites policia në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës ka sekuestruar dhe asgjësuar një sasi të konsiderueshme kanabis sativa.
Nga një kontroll i ushtruar në të gjithë territorin e fshatit Rranxë , u zbuluan rreth 3052 rrënjë bimë narkotike të cilat u asgjësuan në vend.
Por gjatë këtij operacioni, nuk është arretsuar asnjë prej kultivuesve, të cilët sipas policisë janë ende të paidentifikuar.
Sigal