Pasuritë e nëndheshme të Shqipërisë, janë edhe krimi më i madh i kryer me vite në vendin tonë. Nafta të cilën natyra na e dhuroi poshtë këmbëve tonë, u bë “plaçka” e preferuar për tu shkëlyer mes xhambazëve të ndryshëm.
Në këtë kuadër kemi edhe Endri Pukën, Ish-drejtori i “Albpetrol” i cili del në tre raporte të KLSH dhe në dosjen “Bankers” për falsifikime, tenderë dhe ankande abuzive; dhe sërish ka 8 vite pa pranga, ndërsa paratë qarkullojnë përmes një zinxhiri kompanish të tij dhe bashkëshortes
Sipas dosjes hetimore dhe tre raporteve të KLSH, Endri Puka ka kryer vjedhje përmes tenderëve, pagave fiktive, favorizimeve për “Bankers”-in dhe faturave false me kompani hidrokarburesh. Shuma e dëmit arrin në 140 milionë euro. Puka dhe bashkëpunëtorët kanë pastruar paratë me një rrjet shoqërish të krijuara pas vitit 2019. Arrestimi mungon, dosjet zvarriten.
AKSENT L&BC (1 shkurt 2019) Puka 75%, Ened Janina dhe Ted Tase 25% së bashku. Qarkullim i raportuar 17 mln € jashtë sistemit bankar/tatimor.
Endri Puka – Person Fizik (7 shkurt 2019) – konsulenca/marketing; qarkullim 5 mln €.
Monad Partners (27 shtator 2020) projekte/ndërtime; 50% Ela Puka.
Yellow Rocket (3 nëntor 2021) marketing/rrjete sociale; aksione: Puka 33.34%, Ela Puka 33.33%, Ened Janina 33.33%; qarkullim 9 mln €.
Parisol sh.p.k. (29 dhjetor 2021) fotovoltaikë; Puka 20% me investim 5.5 mln €.
APSUS sh.p.k., ortakëri me Alban Pezën (ish-sekser i Pukës në “Albpetrol”); paraqitet blerja e 30% te “ANIO OIL & GAS” nga Ela Puka.
OKSI-INTERNATIONAL (1 prill 2025) 32% në emër të Ela Pukës, blerë nga greku Konstantinos Moula (sekser hidrokarburesh në kohën e Pukës); objekt shërbime për “Bankers” dhe kompani nafte/gazi.
ROKiT Cities Albania (5 prill 2022), Puka me Ened Janinën dhe Ted Tasen; qarkullim 4 mln € jashtë sistemit bankar/tatimor.
INTERCHANGE ANTEL (që prej maj 2007), Puka 68.2% me Koço Kokëdhimën; qarkullim 13 mln € gjatë 2013–2018.
Skema e pastrimit ndjek të njëjtën gjurmë: krijim shoqërish “konsulence” ose “teknologjie”, lëvizje pagesash ndërmjet entiteteve të lidhura, raportime me “humbje” dhe përdorim të llogarive të palëve të treta. Ish-vartës si Ened Janina dhe Ted Tase shfaqen si ortakë në disa prej shoqërive kyçe.

Pyetja që mbetet pa përgjigje: pse mungon masa e arrestit dhe sekuestrimi i menjëhershëm i pasurive, kur dosja numëron prova dokumentare, lëvizje bankare dhe kontrata që lidhin periudhën 2013–2018 me qarkullimet pas vitit 2019. Për të rikuperuar dëmin, duhen tri veprime të menjëhershme:
- Sekuestrim pasuror i zgjeruar mbi Pukën, bashkëshorten dhe ortakët e listuar; ngrirje llogarish dhe ndalim disponimi mbi pasuri të paluajtshme e kuota shoqërish.
- Audit forenzik pus-më-pus dhe tender-më-tender te “Albpetrol” dhe flukset me “Bankers”, për të llogaritur dëmin real dhe detyrimet tatimore të pashlyera.
- Procedim penal i plotë për grup të strukturuar.
Mes gjithë kësaj liste të gjatë kompanish ku është përfshirë çifti Ela dhe Endri Puka, na ra në sy kompia “APSUS shpk” të cilën e ka në ortakëri me Alban Pezën. Në fakt, APSUS shpk nuk është një kompani e thjeshtë nëpërmjet së cilës një ish zyrtar dhe një ish trafikant po ndajnë ca miliona euro.
APSUS shpk është “çelësi” magjik i drejtësisë që do hapë “sargofagun” e vjedhjes së nëntokës, korrupsionit, pastrimit të parave dhe injektimit të tyre në ndërtim. E të gjtiha këto me protagonist Ela & Endri Puka dhe Alban Peza.
Çfarë është “APSUS shpk” dhe përse është çelësi “magjik” i drejtësisë?
Në 21 qershor 2022 kompania Anio Oil & Gas me administrator dhe ortak të vetëm Alban Gani Pezën, vendos të themelojë një kompani “bijë” që e quajti “APSUS shpk”.
Më 28 shtator 2023, “APSUS shpk” i shet 20% të aksioneve të saj ish futbollistit të Tironës, shtetasit Eldorado Shpëtim Merkoçi. Ish sulmuesi bleu 20% për rreth 200 euro.
Më 10 tetor 2023, “APSUS shpk” me pronar Alban Pezën, vendos që t’i shesë pronarit, pra Albanit 20% të aksioneve për rreth 200 euro.
Më 12.12.2023 futbollisti Eldorado Merkoçi del nga “loja” dhe i shet për 200 euro, po aq sa i kishte blerë, 20% e aksioneve të veta shtetasit Andon Daka i cili është një ndër aksionerët e bankës “Credins”.
Më datë 15.12.2023 “APSUS shpk” shet sërish aksione. Kësaj here për 200 euro i shet 20% shtetases Ela Puka, bashkëshortes së Endri Pukës.
Më pas sërish “Apsus shpk” vendos të shesë tek shtetasi Ylli Cenaj 20%, sërish për 200 euro.
Më pas më datë 19.12.2024, Alban Peza nga aksionet e veta personale tek “APSUS shpk” që është po kompani e tij, i shet 10% aksione shtetases Ela Puka për 100 euro.
Përfundimisht nga viti 2022 lëvizjet e kuotave dhe aksionarëve ndryshuan rregullisht deri në vitin 2025 duke patur pasqyrimin si më poshtë përsa i përket aksioneve të “APSUS shpk”:
1-Alban Peza 30% të aksioneve
2-Ela Puka 30% të aksioneve
3-Ylli Cenaj 20% të aksioneve
4-Andon Daka 20% të aksioneve.
Dhe me marrjen 30% të kompanisë nga Ela Puka, viti 2024 ishte vit i artë për bilancet e “APSUS shpk”. Dhjetra milionë euro të qarkulluara nga kompania “bijë” e Anio Oil&Gas.
Objekti i veprimtarisë së “APSUS shpk” është i gjerë. Duke filluar nga hidrokarburet, pronat e paluajtshme, investimet në ndërtim, shitblerje në bursën kombëtare dhe ndërkombëtare të energjisë e shumë të tjera.






Alban Peza si pronar i Anio Oil &Gas, e cila është një kompani që operon në fushën hidrokarbure, kishte mardhënie të drejtpërdrejt me shoqerinë shtetërore Albpetrol e cila administrohej nga Endri Puka.
Dhe kjo mardhënie institucionale midis Anio Oil&Gas dhe Albpetrol, me kalimin e kohës u kthye në një mardhënie klienteliste, në konflikt të pastër intreresi dhe ashiqare korruptive midis Alban Pezës dhe çiftit Puka që në këtë “ortakëri” përfaqësohet nga Ela Puka.
Por historia nuk është kaq. Të gjjitha këto lëvizje të çojnë në një përfundim më të rëndë. Endri Puka dhe bashkëshortja e tij, janë ortak me 30% në kompaninë Anio Oil&Gas që Endri Puka e ka patur subjekt kontrolli kur ishte administrator i Albpetrolit.
Dhe çifti Puka është pronar me 30% në kompaninë që vetë inspektonin, nëpërmjet ortakërisë me Alban Pezën në kompaninë “Apsus shpk” e cila si kompani mëmë në themelimin e saj, ka pikërisht Anio Oil&Gas./Priza.al




















