Mijëra qytetarë vizitojnë panairin e Klik Ekspo Group në Pallatin e Kongreseve në ditën e 3-të

Ne panairin e Klik Ekspo Group, Alana’s Tower by Herzog de Meuron sjell një standard i ri për arkitekturën e Tiranës

Investime Strategjike në Panairin e Klikut: Fokus në Arkitekturë, Teknologji dhe Industrinë e Lehtë

NOA

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, i organizuar nga Klik Ekspo Group, është kthyer këtë vit në një platformë të rëndësishme për investime strategjike dhe bashkëpunime të reja ndërkombëtare. Nga arkitektura moderne dhe teknologjia bashkëkohore, deri te industria e lehtë, panairi ka tërhequr një numër të madh sipërmarrjesh të huaja dhe vendase me synimin për të zgjeruar praninë e tyre në tregun shqiptar. Në këtë edicion, kompanitë e huaja shfaqën interes të veçantë për investime në infrastrukturë, energji dhe zhvillim urban, ndërsa sipërmarrësit shqiptarë prezantuan projekte të reja me vizion avangard dhe inovativ. Julian Beqiri, Arkitekt në Kompaninë Klark & Herzog de Meuron tha se “është hera e parë që Klark dhe Herzog de Meuron marrin pjesë në Panairin e Klik Ekspo Grup dhe është një moment i rëndësishëm, sepse prezantojmë një nga veprat më prestigjioze që do të ndërtohen së shpejti në Tiranë”. “Në një kohë kur Tirana po zhvillohet me ritme të reja dhe po ndërton identitetin e saj bashkëkohor, Klar vjen me një projekt që pritet të bëhet simbol i këtij transformimi urban. Alana’s Tower by Herzog de Meuron është një ndërtesë që bashkon vizionin vendas me eksperiencën ndërkombëtare të një prej studiove më prestigjioze të arkitekturës në botë”, u shpreh Beqiri. Ai tha se, studioja zvicerane Herzog & de Meuron njihet për standardet e larta dhe reputacionin ndërkombëtar në fushën e arkitekturës, teksa e vlerësoi panairin një mënyrë të shkëlqyer për të komunikuar jo vetëm me grupet profesionale, por edhe me publikun që dëshiron të shohë drejtimin e ri të zhvillimit urban të Tiranës. Klark ka rreth 25 vite eksperiencë në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit urban, me kontribut të madh në formësimin e skyline-it të Tiranës. Ndërsa Herzog & de Meuron janë për herë të parë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë rajonin e Ballkanit. Projekti më i afërt i tyre është në Milano, dhe ky bashkëpunim në Tiranë shënon një standard të ri për arkitekturën shqiptare — një standard që do të mbahet e do të zhvillohet më tej. Avantazhi i bashkëpunimit me një studio ndërkombëtare është ruajtja e standardeve të larta në çdo fazë. Edhe pse ndërtimi realizohet nga kompani shqiptare, standardi do të jetë ai ndërkombëtar. Kjo është garancia që kjo kullë do të jetë unike, jo vetëm nga ana arkitektonike, por edhe në realizim. Ky projekt do të vendosë një standard të ri për tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe ndoshta në gjithë Shqipërinë.

“Ky projekt do të vendosë një standard të ri për arkitekturën e Tiranës dhe do të shërbejë si simbol i transformimit modern të qytetit,” – u shpreh Beqiri.

Siguria kibernetike dhe sfidat e së ardhmes në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

Në edicionin e 31-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga “Klik Ekspo Group”, siguria kiberenetike ishte pjesë e diskutimit në një panel të dedikuar me pjesëmarrjen e autoriteteve vendase dhe kompanive teknologjike. Me temën “Siguria kibernetike dhe mbrojtja digjitale”, dhjetra të rinj ndoqën diskutimin për të mësuar nga përvojat e ekspertëve mbi mbrojtjen nga sulmet e hakerave.
Themeluesi i Burstock, Z. George Busby vlerësoi praninë e të rinjve në panair, duke vënë theksin te muret që duhet të ndërtojë çdo biznes, institucon dhe qeveri, për të garantuar mbrojtje efikase.

“Siguria kibernetike luan rol kyç për të ardhmen. Mendoj se me punën që po bën Qeveria me strategjinë kibernetike, po mbështet të rinjtë, të cilët do të mund të garantojnë sigurinë për vendin e tyre në të ardhmen. Shqipëria u ekspozua nga disa sulme kibernetike nga jashtë, por unë mendoj se kjo nuk duhet t’ju bëje të shqetesoheni, por duhet të shqetësoheni për atë se çka ndodh çdo ditë”.

Zëvendësdrejtorja e Përgjithshme e Autortitetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Floreta Faber orientoi të rinjtë të shohin me vëmendje punën që bën një inxhinier IT dhe foli për kujdesin që duhet të tregojë çdo biznes, që operon me sistem informacioni kompjuterik. “Të rinjtë duhet të kuptojnë se çdo gjë që bën një IT, duhet të shihet si model për mënyrën si duhet të mbrohen. Sepse, kur ke një biznes që është i bazuar te sistemi i informacionit, duhet të jeni të sigurt për ta mbrojtur atë nga sulmet kibernetike, ndryshe do të ikë e gjithë klientela. Bankat dhe transporti mund të bien në kolaps nëse nuk kanë siguri. Është e rëndësishme, për të rinjtë sidomos të mbrojnë të dhënat”, tha Znj. Faber.

Charles White, Drejtor Ekzekutiv i Cyber Scheme orientoi disa politika, të cilat lidhen me zbulimin dhe integrimin e talenteve të reja në sektorin IT, të cilët jo detyrimisht janë të pajisur me një diplomë universitare. “Nëse flasim për koalicione të sigurisë kibernetike, është me rëndësi të kemi një regjistër me ekspertë dhe çdokush duhet t’i demonstrojë aftësitë. Elon Musk tha në një prej deklaratave të tij se interneti ka burime fantastike që ndihmojnë të zhvilloni aftësitë në IT dhe programim, dhe të rinjtë që nuk kanë diplomë në këtë fushë por kanë talentin, duhen përfshirë në sistem”.

Përballja e Shqipërisë me një sërë sulmesh kibernetike e nxiti qeverinë të marrë një sërë masash dhe të ndërtojë një legjislacion të ri për mbrojtjen kibernetike.

Shqipëria ka një ligj për mbrojtjen e të dhënave dhe arsyet pse u bë një kuadër rregullator, ishte që t’i përgjigjemi sfidave të zhvillimeve teknologjike. Kuadri paraqet qasje të re, e cila duhet parë si mundësi për të siguruar pajtueshmëri që të mbetemi konkurrues. Sfida e parë është mbrojtja të dhënave për kompanitë, sepse ndërton besim dhe parandalon incidente”, deklaroi Znj. Besa Velaj, Drejtore Kabineti pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në panel u diskutua edhe për sulmet hibride, natyra e të cilave mund të ketë ndikim përtej një territori. “Tani është pranuar se si një sulm kibernetik, mund të japë efekt ndërkufitar. Hakerimi i sistemit të një banke që operon në gjithë Europën, mund të përçojë efekte bllokuese brenda një ditë. Edhe sulmet hibride krijojnë efekt domino, në transport, energjetike, prandaj informacioni është shumë i rëndësishëm”, tha Znj. Faber.

Hakerimi mund të krijojë kolaps në rrjetet e transporteve dhe ato energjetike, e për këtë arsye, Charles White sugjeroi, ngritjen e zyrave me ixhinierë IT për të adresuar sfidat e sigurisë. “Nëse jeni në zinxhirin e furnizimit për kompanitë e mëdha, organizatat kriminale iu hakërojnë ju. Targeti i tyre nuk është një biznes i vogël, kështu që merrni parasysh se mund të bini në rrjetën e hakerimit”.

Sistemet përjetojnë sulme kibernetike, mesatarisht çdo 3 minuta dhe për këtë arsye Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike harton ne mënyrë periodike, raporte që masin riskun në nivel kombëtar. Me ndryshimin e shpejtë të teknologjisë, këto risqe bëhën të shumëfishta, çka orientojnë nevojën për adresimin e sfidave të reja.

Serbia në vitin e 20-të të pjesëmarrjes në Klik Ekspo Group:

13 kompani biznesi të pranishme në panair, në kërkim të partnerëve shqiptarëNë edicionin e 31-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, Serbia shënon plot 20 vite pjesëmarrje të pandërprerë. Këtë vit, 13 kompani serbe nga fusha të ndryshme, që nga përpunimi i metaleve, ndërtimi, energjia dhe industria ushqimore, janë bërë pjesë e panairit, me synimin për të forcuar urat e bashkëpunimit me bizneset shqiptare.Kryetari i Dhomës Tregtare të Serbisë, Aleksandar Radovanoçiç, e cilëson pjesëmarrjen në panair si një mundësi reale për rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. “Është kënaqësi të vij çdo vit në kryeqytetin tuaj të bukur, në Tiranë. Kjo është hera e 20-të që marrim pjesë në panair, dhe si gjithmonë, interesi i kompanive serbe është i lartë.Këtë vit kemi 13 kompani nga fusha të ndryshme, nga metali, ushqimet, energjia deri tek ndërtimi, një sektor shumë i zhvilluar edhe në Shqipëri,” u shpreh ai.Sipas Radovanoçiç, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve po njeh rritje të qëndrueshme, me një nivel importesh që arrin në rreth 120 milionë euro në vit. “Janë më shumë se 1250 kompani serbe që bashkëpunojnë me Shqipërinë dhe ne gjithmonë kemi dëshirë të zgjerojmë këtë partneritet,” shton ai. “Windows into the Future” – një hapësirë për vizionin “Shqipëria 2030”Panairi Ndërkombëtar i Tiranës (TIF 2025), që mbahet nga 5–8 nëntor në Pallatin e Kongreseve, vjen këtë vit me moton “Windows into the Future”, duke re;ektuar vizionin e zhvillimit strategjik të vendit drejt vitit 2030. Edicioni i 31-të i Klik Ekspo Group sjell bashkë 250 kompani vendase dhe ndërkombëtare, që prezantojnë produktet, inovacionet dhe teknologjitë më të fundit në një ekspozitë katër-ditore.Në qendër të panairit qëndron koncepti i “dritareve drejt së ardhmes” – një hapësirë ku vizitorët mund të përjetojnë përmes projektimeve 3D dhe eksperiencave multisensoriale, projektet që po transformojnë Shqipërinë në dekadën e ardhshme.Panelet dhe temat kyçe të TIF 2025Në kuadër të panairit, do të zhvillohen 11 panele diskutimi, që do të trajtojnë temat më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit, si:-Turizmi dhe projektet infrastrukturore-Energjia dhe ndërtimi i qëndrueshëm- Siguria ushqimore dhe tregjet

– Transformimi digjital dhe siguria kibernetikeNjë hapësirë e veçantë do t’i dedikohet kulturës dhe artit, me dy panele të fokusuara në zhvillimin e kinematogra=së dhe Teatrit të Operës dhe Baletit, deri në vitin 2030.Me këtë frymë bashkëpunimi dhe vizioni për të ardhmen, Klik Ekspo Group vijon të mbetet platforma kryesore ku takohen inovacioni, biznesi dhe zhvillimi ekonomik i rajonit.

Studentët e Universitetit “Polis” në Panairin Klik Ekspo Group, zv/rektorja Merita Toska: Qëllimi ynë është lidhja e Akademisë me bizneset

Studentët e Universitetit “Polis” zgjodhën të zhvillojnë një orë mësimi ndryshe këtë javë, jashtë ambienteve të zakonshme universitare, në zemër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group.

Zv/rektorja e universitetit, Merita Toska, tha se ky aktivitet është pjesë e filozofisë së mësimit në terren, që synon të lidhë teorinë akademike me praktikat reale të tregut.

“Sot sollëm dy grupe studentësh të arkitekturës dhe të masterit në art-dizajn. Krahas mënyrës klasike të mësimdhënies, ne sjellim studentët më afër biznesit. Jo rastësisht zgjodhëm Klik Ekspo Klik, sepse shumë nga këto kompani do të jenë punëdhënësit e ardhshëm të studentëve tanë.

Qëllimi ynë është të lidhim Akademinë me biznesin, një kontribut i madh për zhvillimin e shoqërisë”, u shpreh Toska.

Ajo shtoi se sipërmarrja dhe planifikimi strategjik i biznesit janë instrumente që studentët do t’i përdorin në çdo hap të karrierës së tyre profesionale.

Në një reflektim personal, zv/rektorja kujtoi edhe lidhjen e hershme me këtë panair:

“E njoh Klik Ekspo që në fëmijëri, në fillim të viteve ’90, kur merrnim pjesë me biznesin familjar. Klik ka ndërtuar vit pas viti një traditë të qëndrueshme dhe është zhvilluar ndjeshëm. Sot, bashkëpunimi me Akademinë sjell vlerë të shtuar për të dyja palët”, theksoi ajo.

“Windows into the Future” – Shqipëria 2030 në fokus

Edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (TIF 2025), i hapur nga 5 deri më 8 nëntor në Pallatin e Kongreseve, vjen këtë vit me moton “Windows into the Future”, duke reflektuar vizionin strategjik të zhvillimit të Shqipërisë drejt vitit 2030.

Në këtë edicion marrin pjesë 250 kompani vendase dhe ndërkombëtare, të cilat prezantojnë produktet, inovacionet dhe teknologjitë më të fundit në një ekspozitë katër-ditore.

Në qendër të panairit qëndron koncepti i “dritareve drejt së ardhmes” – një hapësirë ku vizitorët përjetojnë, përmes projeksioneve 3D dhe eksperiencave multisensoriale, projektet që po transformojnë Shqipërinë në dekadën e ardhshme.

Panelet kryesore të TIF 2025

Gjatë panairit po zhvillohen 11 panele tematike, që trajtojnë çështjet më aktuale për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit, mes të cilave:

Turizmi dhe projektet infrastrukturore

Energjia dhe ndërtimi i qëndrueshëm

Siguria ushqimore dhe tregjet

Transformimi digjital dhe siguria kibernetike

Një hapësirë e veçantë i është kushtuar edhe kulturës dhe artit, me panele të dedikuara për zhvillimin e kinematografisë dhe Teatrit të Operës dhe Baletit deri në vitin 2030.

Me këtë frymë bashkëpunimi dhe vizion për të ardhmen, Klik Ekspo Groupvijon të mbetet platforma kryesore ku takohen inovacioni, biznesi dhe zhvillimi ekonomik i rajonit.

Në qendër të panairit qëndron koncepti i “dritareve drejt së ardhmes” – një hapësirë ku vizitorët mund të përjetojnë përmes projektimeve 3D dhe eksperiencave multisensoriale, projektet që po transformojnë Shqipërinë në dekadën e ardhshme.Panelet dhe temat kyçe të TIF 2025Në kuadër të panairit, do të zhvillohen 11 panele diskutimi, që do të trajtojnë temat më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit, si:-Turizmi dhe projektet infrastrukturore-Energjia dhe ndërtimi i qëndrueshëm- Siguria ushqimore dhe tregjet- Transformimi digjital dhe siguria kibernetikeNjë hapësirë e veçantë do t’i dedikohet kulturës dhe artit, me dy panele të fokusuara në zhvillimin e kinematogra/së dhe Teatrit të Operës dhe Baletit, deri në vitin 2030.Me këtë frymë bashkëpunimi dhe vizioni për të ardhmen, Klik Ekspo Group vijon të mbetet platforma kryesore ku takohen inovacioni, biznesi dhe zhvillimi ekonomik i rajonit.

Europtik dhe Muza sjellin modën dhe elegancën në Klik Ekspo Group, Mallcini: Synimi ynë, të ndërtojmë lidhje me publikun përmes dizajnit, cilësisë dhe estetikës

Në kuadër të Tirana International Fair 202, mbrëmjen e 6 nëntorit u zhvillua një event i veçantë kushtuar modës dhe elegancës, ku Europtik në bashkëpunim me Muza sollën një spektakël stili, muzike dhe arti.

Në një atmosferë festive, të mbushur me dritë, ritëm dhe kreativitet, publiku pati mundësinë të shijonte koleksionet më të reja të syzeve nga markat më prestigjioze ndërkombëtare që përfaqëson Europtik, të ndërthurura me performanca të veçanta dhe elementë artistikë që përcollën frymën bashkëkohore të panairit.

Eventi ishte pjesë e aktiviteteve shoqëruese të Klik Ekspo Group, i cili këtë vit ka mbledhur dhjetëra kompani nga sektorë të ndryshëm, përfshirë teknologjinë, inovacionin, energjinë dhe modën.

Në këtë mbrëmje, Europtik jo vetëm që promovoi produktet e saj, por solli edhe një përvojë të plotë vizuale e emocionale për vizitorët, duke e kthyer modën në një gjuhë të përbashkët arti dhe komunikimi modern.

“Synimi ynë është të sjellim gjithnjë eksperienca që tejkalojnë tregtinë, të ndërtojmë lidhje me publikun përmes dizajnit, cilësisë dhe estetikës”, u shpreh Jonida Mallcini, menaxhere e Europtik gjatë eventit.

Ky aktivitet konfirmon rolin e Europtik si një nga markat më aktive në promovimin e modës dhe stilit të jetesës në Shqipëri, ndërsa Klik Ekspo Group vijon të forcojë pozicionin e tij si platforma më e madhe ekspozuese në vend për inovacion dhe kulturë biznesi.

Klik Ekspo Group mban Edicionin 31-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (TIF), nga 5–8 Nëntor 2025 në Pallatin e Kongreseve.

Këtë vit, Panairi vjen me moton “Windoës into the Future”, duke shënuar nisjen e një faze të re zhvillimi që lidhet ngushtë me vizionin “Shqipëria 2030” dhe proceset transformuese që po përjeton vendi në fushat e infrastrukturës, energjisë, inovacionit, arsimit dhe ekonomisë digjitale.

Panairi bën bashkë, 250 kompani vendase dhe ndërkombëtare, të cilat konkurrojnë denjësisht me emrat dhe logot e tyre në ekspozenë gjigante për 4 ditë me radhë.

Ky edicion është konceptuar si një platformë kombëtare dhe ndërkombëtare e bashkëpunimit, që bashkon aktorë nga qeveria, biznesi, akademia dhe shoqëria civile për të prezantuar dhe diskutuar mbi drejtimet e reja të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit.

Në qendër të TIF 2025 qëndron ideja e “dritareve drejt së ardhmes” – hapësira ku vizitorët, partnerët dhe institucionet mund të shohin, përjetojnë dhe kuptojnë projektet që po ndërtojnë Shqipërinë e dekadës së ardhshme.

Me hovin e turizmit dhe projekteve infrastrukturore, të cilat zhvillojnë ekonominë e bregdetit dhe ekonomitë lokale, në Panair do të diskutohet për tema që synojnë integrimin e projekteve eficente, të cilat i përkasin fjalës së fundit të teknologjisë dhe inovacionit.

Siguria Ushqimore në Klik Ekspo Group, Boci: Produktet shqiptare më të sigurta se ato të eksportit

Siguria ushqimore mbetet një ndër çështjet më të rëndësishme të shëndetit publik jo vetëm në Shqipëri por në të gjitha vendet e botës. Ajo përfshin të gjitha masat dhe praktikat që synojnë të sigurojnë që ushqimi që konsumojmë të jetë i sigurt për shëndetin, pa ndotje kimike, biologjike apo fizike. Në një treg global, ku produktet ushqimore udhëtojnë mijëra kilometra përpara se të arrijnë në tryezën tonë, garantimi i sigurisë ushqimore është më i rëndësishëm se kurrë. Pikërisht tema e sigurisë ushqimore ishte pjesë e një prej paneleve të shumta të mbajtura këto ditë në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës-Edicioni i 31.Gjurmimi i produktit me sisteme elektronikeArjan Jaupllari, zv.ministër i Bujqëisë i pranishëm në panel e vuri theksin e tij te rëndësia e futjes së teknologjisë në fushën e sigurisë ushqimore me sisteme digjitale për ta kontrolluar dhe gjurmuar produktin pa arritur te konsumatori. ‘’Siguria ushqimore është një mision, ndaj duhet të dimë, të duam dhe të ndiejmë ta bëjmë këtë mision. Shpeshherë besimi i konsumatorit është lëkundur pasi shpesh përballemi me raste të fruta perimeve që dalin me pesticide, ndaj duhet të ndryshojmë perceptimin dhe kjo bëhet vetëm me teknologji duke e gjurmuar produktin në të gjitha hallkat e prodhimit. Duhet që fermerëve tanë tu japim, të adaptojnë teknologjinë e duhur që ta përdorin në praktikë,’’ tha zëvendës ministri ndërsa ngriti si problem edhe mungesën e profesionistëve në disa fusha të caktuara që lidhen me bujqësinë. ‘’Ne sot nuk kemi agronomë, veterinerë, kemi zero zooteknikë, pak biologë, dhe kemi shumë juristë, ndaj duhet të nxisim të shkojnë në universitete të rinj që nesër të jenë profesionistë në këto fusha të munguara dhe të japin kontributin e tyre,’’ thksoi Jaupllari. Produktet shqiptare dhe ato të eksportitJona Boci, nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë tha se të gjitha institucionet e varësisë të Ministrisë së Bujqësisë kanë sistemet e veta elektronike që lidhen me gjurmueshmërinë e produkteve, por se problemi qëndron te operatorët e biznesit të cilët duhet të garantojnë siguri për çdo lloj produkti që fusin në tregun tonë nga vende të tjera. ‘’Probleme me sigurinë ushqimore ka jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vendet e rajonit dhe të BE-së, po marr rastin më mediatik që ishte mbetja e pesticideve të fruta perimeve, që në fund të vitit që kaloi pati një njollë te produktet shqiptare, por mund të them që përqindja më e madhe e produkteve të kontrolluara ishin eksportet që vinin nga Greqia. Kështu që është detyrë e bizneseve që të sigurohen për produktet që sjellin nga vende të tjera. Mund të siguroj që produktet shqiptare janë shumë herë më të sigurta dhe të kontrolluara; dhe ashtu siç e ka përgjegjësinë Ministria e Bujqëisë për kontrollin e produketeve vendase ashtu e ka dhe operatori i biznesit që importon produkte nga jashtë, se sheti e ka të pamundur si në kosto kohore dhe monetare, të kontrolloj çdo lloj produkti që fusin operatorët privatë në treg, kjo është përgjegjësi e tyre,’’ tha Jona Boci nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.Sistemi alert/AKU
Pjesë e panelit të diskutimeve ishin edhe Yllka Allaraj, përfaqësuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, e cila garantoi se nga ana e saj AKU ndjek të gjitha hallkat e kontrollit dhe të gjurmimit të produkteve ushqimore pëmes sistemeve digjitale. ‘’Alertet na vijnë në kohë reale, veprohet menjëherë me ndjekjen e produktit të sinjalizuar përmes sistemit të gjurmueshmërisë, nga ka ardhur ky produkt, cila është origjina e këtij produkti etj.,’’ tha mes të tjerash Allaraj.Siguria ushqimore është një përgjegjësi e përbashkët – nga prodhuesit e deri te konsumatorët. Vetëm përmes bashkëpunimit, transparencës dhe zbatimit të standardeve të rrepta, mund të garantojmë që ushqimi që arrin në tryezën tonë të jetë i sigurt, cilësor dhe i shëndetshëm.