Krimi jashtë kontrollit / Atentate në Bllok dhe Bulqizë

68

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesditës së kësaj të premteje. Mësohet se në sallën operative të policisë është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-bllokut.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe menjëherë më pas ka raportuar se bëhej fjalë për një viktimë, 67 vjeç, i cili sipas policisë ka ndërruar jetë nga ataku kardiak. Siç bëhet e ditur, viktima ka dalë nga një pikë këmbimi valutor, dhe menjëherë më pas ka humbur ndjenjat duke rënë në tokë.

Qytetarët të trembur nga ajo që kanë parë, kanë njoftuar policinë se një person është qëlluar. Ndërkohë policia njofton se vijojnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 20.11.2020, rreth orës 13:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë shtetasi P.S., 67 vjeç.

Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një atentat tjetër me armë zjarri është shënuar pak minuta më parë në lagjen e re të Bulqizës.

Mësohet se një breshëri plumbash janë derdhur në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E.T. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk është goditur nga predhat dhe i ka shpëtuar atentatit.

Policia ka nisur hetimet dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po pyetet dhe shënjestra e këtij atentati për dyshime apo konflikte të mëparshme.