Thikë, shkop bejsbolli dhe një dorezë hekuri, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

330
Sigal

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit në mjetin e tij tip ‘Jaguar’ kanë sekuestruar një dorezë hekuri/

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij kanë gjetur një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

DVP Elbasan/Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen një mjet prerës (thikë), një shkop bejsbolli dhe një përforcues grushti (dorezë hekuri), vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo armë të ftohta, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Jaguar”, kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti (dorezë hekuri). Në vijim të kontrollit, në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të metejshme.

Fbf6e6e0 3ab5 4b9b Ae6d C3eb56558174