Kredia për ekonominë arrin në vlerën 548.2 miliardë lekë

479
Portofoli i kredisë për ekonominë në muajin shkurt 2018 shënoi nivelin e 548.2 miliardë lekëve. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re është rritur lehtë dhe pjesa më e madhe e saj ka qenë me maturim afatshkurtër, sidomos segmenti që lidhet me kredinë për kapital qarkullues dhe over-draftet e biznesit. Kredia për individët shënoi një rritje vjetore me 5.1% duke zënë rreth 30% të totalit të kredisë për ekonominë. Ndërsa kredia për biznesin, që gjeneron edhe volumin më të madh të huadhënies zuri 70% të këtij totali. Ndërkohë, monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie dje në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 128.74 lekë, me një rënie prej 0.12 lekësh në krahasim me të premten e javës së kaluar. Ky është niveli më i ulët që nga shkurti i vitit 2009, teksa më pak monedha e përbashkët vetëm u forcua, për të arritur në nivelin më të lartë prej 142.65 lekësh në qershor 2011.
Sigal