OSHEE: Nuk ka asnjë ndryshim tarifash të energjisë elektrike

542
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaron se nuk ka asnjë ndryshim tarifash të energjisë elektrike, ato janë përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë që në fund të vitit 2017. Përgjigja e OSHEE-së ka ardhur, referuar disa raportimeve në media dhe pretendimeve të shoqatave të prodhuesve të bukës. Në një deklaratë për mediat OSHEE shprehet se “pretendimi i disa prodhuesve të bukës qëndron në faktin se kërkojnë të tarifohen si furra buke edhe ato pika që, jo vetëm prodhojnë bukë, por edhe tregtojnë produkte të tjera që nuk kanë lidhje me funksionin primar”. Më tej, OSHEE shton se “Enti Rregullator i Energjisë ka përcaktuar saktësisht trajtimin me tarifë të diferencuar dhe të ulur, vetëm ato furra buke që funksion të tyre kanë prodhimin dhe shitjen e bukës. Furrat që tregtojnë produkte të tjera përveç bukës nuk mund të përfshihen në këtë kategori”.
Sigal