KQZ / 16 mln euro për identifikimin e votuesve

291
Sigal

Data 25 e muaj Prill të 2021  do të shënohet në kalendarin e zgjedhjeve në vend jo vetëm si dita kur sovrani do të zgjedhë drejtuesit për katër vitet e ardhshme me një kod të ri elektoral, por edhe si dita me zgjedhjet më të shtrenjta në histori.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar analizimin e ofertave që kanë bërë kompanitë për ofrimin e shërbimit për identifikimin biometrik. Sipas  analizës financiare për të organizuar zgjedhjet e 25 Prillit, vetëm për identifikimi biometrik do të nevojitet një fond prej 16 milion euro.

Këto para do të shërbejnë për të blerë rreth 5400 pajisje identifikimi,  të cilat do të shpërndahen neper vendvotimet në të gjithë Shqipërinë ku kosto per nje pajisje të vetme përllogaritet në rreth  3 mije euro. Të mërkurën qeveria  ne mbledhjen e saj te përjavshme  pritet të ketë  mbi tryezë  nje kërkesë specifike, 16 milion euro për identifikimin biometrik.

Fatura së kripur të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm pritet ti shtohen edhe te tjera shpenzime edhe zëra si: paratë për të organizuar zgjedhjet, apo financuar partitë. Gjithashtu kosto për dy projekte pilot  për votimin dhe numërimin elektronik, kamerat e vëzhgimit ne vendvotime, kutitë apo edhe per fletën e votimit, e cila këtë herë  krahas partive do të ketë edhe emrat e kandidatëve.