Pandemia falimenton 30% të bizneseve / Vlorë

359
Sigal

Pandemia ka dëmtuar në mënyrë serioze bizneset në qytetin e Vlorës, pasi rreth 30% e tyre falimentuan apo zgjodhën të mos aktivizoheshin gjatë periudhës mars-qershor 2020, pavarësisht sezonit veror. Një tjetër faktor me ndikim negativ ka qenë barra e lartë e taksave vendore.

Kreu i Dhomës së Tregtisë për Vlorës, thotë se për biznesin, kryesisht të vogël nevojitet një paketë e tretë ekonomike.

“Biznesi i vogël është ai biznes që goditet më teper sepse atje është edhe punësimi më i madh, se shumicën e rasteve ështe vetë punësim. Është shumë e domosdoshme një paketë e re qeveritare për ta minimizuar këtë goditje të fuqishme që merr biznesi”, shprehet Breshani.

Edhe tregu imoboliar qytetin bregdetar shënoi një rënie të ndjeshme.

Kjo lloj pandemie e ka stepur edhe blerjen sepse njerëzit nuk duan të vijnë ta shikojnë fizikisht. Pandemia i ka stepur dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm kjo të rikuperohet”, shprehet Kryetari i Dhomës së tregtisë së Vlorës.

Përfaqësuesit e lokaleve, bareve e resoranteve deklarojnë se aktiviteti i tyrë ka pësuar tkurrje pas vendimit të fundit për kufizimin e aktivitetit pas orës 22 në kuadër të masave për parandalimin e covid 19.