Koronvirusi në Itali, ulet sërish nurmri i vdekjeve

367
Sigal

Një rënie e konsiderueshme e fataliteteve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali.Janë shënuar 174 raste dhe kjo përbën shifrën më të ulët që prej 10 marsit.

Në 24 orët e fundit, vendi fqinj regjistron vetëm 1389 të infektuar të rinj, numri më i vogël që prej 10 marsit, datë që nisi edhe karantina totale.

Të shëruarit në 24 orët e fundit arrijnë në 1740 persona, ndërsa ulet edhe presioni mbi spitalet pasi 115 të sëmurë kanë lënë repartet Covid dhe 38 të tjerë terapitë intesive.