Papa Françesku apelon: Kemi nevojë për gazetari të lirë gjatë kësaj krize

244
Sigal

Papa Françesku ka publikuar sot një ‘Twitter’ për ditën Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ku ai bën apelin e fortë se sot më shumë se kurrë gazetaria duhet të jetë e lirë, pasi ajo u shërben njerëzve vecanërisht atyre që nuk kanë zë.

“Gjatë krizës aktuale, ne kemi nevojë për gazetari të mirë, të lirë, e cila u shërben të gjithë njerëzve, veçanërisht atyre që nuk kanë zë: gazetaria që është e përkushtuar në kërkimin e së vërtetës dhe që hap shtigje drejt bashkimit dhe paqes. # WPFD2020”, shkruan Papa Françesku.