Koronavirusi/ Studiuesit në Wuhan bëjnë eksperimentin e rëndësishëm, ja çfarë zbuluan

376
Sigal

Një laborator në Wuhan i lidhur me pandeminë e koronavirusit bëri eksperimente me një virus lakuriqi nate që ata injektuan te derrat përpara se kafshët të vriteshin dhe të bëheshin ushqim për derra të tjerë.

Instituti Wuhan i Virologjisë (WIV) u përfshi në eksperiment – së bashku me testet e tjera që përfshijnë viruse dhe lakuriqët – pasi morën 3.7 milionë dollarë grant nga Qeveria e SHBA, shkruan The Sun.

Covid-19 fillimisht u mendua të ketë ardhur nga tregu i peshkut dhe mishit të kafshëve të egra në qytetin kinez.

Por ka pasur spekulime në rritje që e lidhin sëmundjen me laboratorin, i cili është afër Wuhan, dhe një rrjedhjeje të mundshme virusi.

Shkencëtarët në WIV eksperimentuan te lakuriqët si pjesë e një projekti të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit të SHBA, i cili e licencon atë të marrë para amerikane, raporton “Mail on Sunday”.

Hulumtimi i publikuar në prill 2018 provoi bartjen e llojeve kryq të koronaviruseve nga lakuriqët, te kafshët e tjera dhe më pas te njerëzit.

Studimi – i titulluar “Sindromi diarre akute fatale e derrave të shkaktuar nga një koronavirus i lidhur me HKU2 me origjinë lakuriqi” – ishte duke hetuar një shpërthim koronavirusi të lidhur me lakuriqët në fermat kineze të derrave.
Lakuriqët u kapën në një shpellë dhe mostrat u morën nga krijesat.

Shkencëtarët më pas e rritën virusin në një laborator përpara se ta injektonin atë në gica treditësh.

Kafshët e sëmura u vranë dhe me organet e tyre u ushqyen derrave të tjerë.
Në studim, shkencëtarët shkruan:

“Ky studim nënvizon rëndësinë e identifikimit të diversitetit dhe shpërndarjes së koronavirusit te lakuriqët për të zbutur shpërthimet e ardhshme që mund të kërcënojnë bagëtinë, shëndetin publik dhe rritjen ekonomike”.

Laboratori prej 37 milionësh euro është laboratori më i përparuar i llojit të tij në kontinentin kinez dhe është i vendosur dhjetë milje nga tregu tashmë famëkeq.

Hulumtime të tjera u botuan në nëntor 2017 në një artikull të titulluar:

“Zbulimi i një grupi të pasur gjenesh të koronaviruseve të lidhura me SARS ofron njohuri të reja mbi origjinën e koronavirusit SARS”.

Hulumtimi përfshinte kapjen e lakuriqëve dhe mbledhjen e feceve të tyre në një shpellë në Yunnan, në Kinën jugperëndimore.
Shkencëtarët kaluan pesë vjet duke monitoruar lakuriqët patkua, gjë që çoi në zbulimin e 11 koronavirusëve të rinj.

Përfundimi: “Kjo punë siguron njohuri të reja mbi origjinën dhe evolucionin e SARS-CoV dhe nënvizon domosdoshmërinë e gatishmërisë për shfaqjen e ardhshme të sëmundjeve të ngjashme me SARS”.

Një studim i dytë i lakuriqëve, i publikuar në mars 2018, zbuloi se 10% e lakuriqëve të frutave bartin një formë të koronavirusit – duke theksuar “rëndësinë e mbikëqyrjes së virusit” dhe potencialin e një shpërthimi.

Shkencëtarët në WIV ishin të parët që lidhën koronavirusin e ri me lakuriqët – me atë që u gjet në 96 përqind të ngjashëm me një virus të mbajtur në laborator.

Instituti klasifikohet si “niveli 4 i biosigurisë” – klasifikimi më i lartë në llojin e tij.

Teknikët në laborator ose duhet të punojnë në kabinetë shumë sterilë ose të mbajnë veshur kostume të plota të sigurisë së trupit.

Laboratorët BSL-4 janë vendet e vetme në botë ku shkencëtarët mund të studiojnë sëmundje që nuk kanë kurë.

Gazeta shtetërore “People’s Daily” u mburr në vitin 2018 se laboratori ishte i aftë të kryejë eksperimente me “mikroorganizma shumë patogjenë”.

Pretendimet e paverifikuara lokale kanë sugjeruar që punëtorët në laborator u infektuan pasi u spërkatën me gjak, dhe më pas bartën me infeksion popullatën lokale.

Javën e kaluar u zbulua që inteligjenca britanike po shqyrton mundësinë që virusi të ketë rrjedhur nga një laborator.

Zyrtarët kinezë kanë provuar më parë të hedhin poshtë pretendimet e një rrjedhjeje si “thashetheme internet”.

Doli gjithashtu se WIV po rekrutonte ekspertë në lakuriqë dhe koronaviruse gjashtë ditë para se Kina të pranonte se po përballet me virusin e ri më 31 dhjetor. Sidoqoftë, nuk ka absolutisht asnjë sugjerim që virusi është i prodhuar – shkencëtarët janë të sigurt se ka origjinë natyrale, pas studimit të gjenomit të tij.

Pas shpërthimit të koronavirusit, Kina ka nxjerrë ligje të reja që bëjnë thirrje për lehtësira për të siguruar “sigurinë biologjike” dhe për të përmirësuar menaxhimin e viruseve.

Një rrjedhje nga një laborator kinez çoi në një shpërthim të Sars që vrau një person dhe infektoi nëntë të tjerë në 2004.
Qeveria kineze pranoi se rrjedhja ishte nga pakujdesia dhe se pesë zyrtarë u ndëshkuan për atë rast.

Kina është akuzuar për përpjekje për të mbuluar shpërthimin fillestar ndërsa virusi nisi në qytetin Wuhan.
Një mjek që fillimisht paralajmëroi për virusin u kërcënua nga policia, dhe pastaj muajin e kaluar zyrtarët kinezë sugjeruan që Ushtria amerikane mund të ketë qenë përgjegjëse për koronavirusin.

Studiuesi i biosigurisë Richard Ebright, një profesor në Institutin e Mikrobiologjisë “Waksman”, tha që koronavirusi mund të ketë ardhur nga një rrjedhje.

“Koronaviruset lakuriqë janë mbledhur dhe studiuar nga laboratorët në pjesë të shumta të Kinës – përfshirë këtu edhe ‘CDC Komunale’ të Wuhan dhe ‘Institutin e Virologjisë Wuhan’. Prandaj, infeksioni i parë njerëzor gjithashtu mund të kishte ndodhur si një aksident laboratorik”.

Virologia më e mirë e Kinës në viruset e lindura nga lakuriqi, Shi Zhengli, e njohur si “Bat Woman” është betuar me jetën e saj se virusi nuk ka rrjedhur nga laboratori i saj në Wuhan.

Ajo tha se “natyra po ndëshkon racën njerëzore për zakonet e pacivilizuara të jetesës”.

Në një letër për “Mail on Sunday”, zyrtari i ambasadës kineze Zen Rong tha: “Raporte të tilla shpërfillin plotësisht përpjekjet e mëdha dhe sakrificën e madhe të Kinës dhe njerëzve të saj, dhe mohojnë kontributin domethënës të Kinës në shëndetin publik dhe sigurinë publike. Kina nuk humbi kohë për të identifikuar patogjenin e virusit, duke ndarë sekuencën gjenetike me Organizatën Botërore të Shëndetit, duke marrë masat më efektive, të rrepta dhe gjithëpërfshirëse për të përmbajtur përhapjen e sëmundjes, shkëmbimin e përvojës me vendet e tjera në nevojë dhe ofrimin e ndihmës për më shumë se 120 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, dhe katër organizata ndërkombëtare”.

Në një deklaratë, një zëdhënës i ambasadës shtoi: “Ende nuk ka arritur ndonjë përfundim shkencor ose mjekësor mbi origjinën e Covid-19, pasi punimet përkatëse të gjurmimit janë në zhvillim.
OBSH ka bërë deklarata të përsëritura se ajo që bota po përjeton tani është një fenomen global, burimi është i papërcaktuar, përqendrimi duhet të jetë në kontroll dhe çdo gjuhë stigmatizuese që i referohet vendeve të caktuara duhet të shmanget”.

Në një deklaratë, WIV tha që raportet e komplotit “kishin marrë vëmendje të madhe nga të gjitha sferat e jetës” dhe “shkaktuan dëm të madh për stafin tonë kërkimor në vijën e parë të kërkimit shkencor” në shkurt.
Shefat e laboratorëve thanë që stafi kishte punuar pa orar që nga fundi i vitit 2019 për të gjurmuar burimin e koronavirusit dhe për të përmirësuar nivelet e zbulimit – duke shtuar se teoritë “ndërhyrë seriozisht” në përpjekjet e tyre.
Dhe, përkundër spekulimeve, Organizata Botërore e Shëndetit e vlerësoi Kinën dhe Presidentin Xi Jinping për trajtimin e tyre të Covid-19, përsëri në shkurt.

Drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha: “Logjika nuk e mbështet idenë e një mbulimi. Është e gabuar të dalësh në përfundime”.
Rreth 2 milionë njerëz tani janë infektuar në të gjithë botën ndërsa numri i vdekjeve është mbi 125,000.
Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur për të gjetur burimin e virusit dhe për të kuptuar plotësisht infeksionin.