Koronavirusi në botë, OBSH: Nuk ka asnjë sinjal që do të zhduket gjatë verës

427
Sigal

Përhapja e koronavirusit vijon të infektojë gjithnjë e më shumë njerëz në botë, ndërsa deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 100 mijë, nga të cilët thuajse 20 mijë janë regjistruar jashtë Kinës.

Pavarësisht lajmeve se ardhja e stinës së verës do të frenonte virusin vdekjeprurës, Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka asnjë shenje të tillë.

“Aktualisht nuk ka asnjë shenjë që të na thotë se gjatë verës koronavirusi do të zhduket si një grip normal”, tha Dr. Mike Ryan në konferencën e përditshme për epideminë.