Koronavirusi, del bilanci i fundit/ Shkon 11400 numri i viktimave, mbi 270 mijë të prekur

355
epa08311042 The medical staff collect samples from the nasal cavity and throat for testing for the Covid-19 virus for people, without leaving their vehicles and will notify the subject of the results via SMS within 24 hours, at the Drive-thru virus tests at Vibhavadi Hospital in Bangkok, Thailand, 21 March 2020. Thai government ordered the closure of all entertainment venues, bars, traditional massage parlors, gym, theaters, cinemas including schools and universities in Bangkok and nearby provinces, and indefinitely postponed the Songkran Thai New Year celebration to combat the spread of the coronavirus and COVID-19 pandemic, which killed one Thai man and infected more than 400 people. EPA/NARONG SANGNAK
Sigal

Rastet e infektimit nga koronavirusi në botë kanë tejkaluar shifrën e 275,000 personave, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 11.400. Këto janë të dhënat më të fundit që raporton Ansa, duke iu referuar bulentit të botuar nga Universiteti Johns Hopkins.

Sipas të dhënave numri i personave të shëruar janë 88.2256.

KINA – Zero raste të brendshme, 41 të importuara: Për të tretën ditë me radhë, Kina nuk ka pasur raste të reja të koronaviruse të gjeneruara brenda vendit, madje as në Wuhan, ku ishte shpërthimi i pandemisë: në të dhënat e azhurnuara të Premten, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë ( NHC) përmendi vetëm 41 infeksione të importuara nga jashtë. Ka 14 raste në Pekin, 9 në Shanghai, 7 në Guangdong dhe 4 në Fujian; një në Sichuan.

Koreja Jugore shënon raste të reja të të prekurve. sipas të dhënave të siguruara nga Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të azhornuar të Premten, ka 147 raste nga 87 qe kishte të enjten, duke e çuar totalin në 8.799. Me 8 vdekje të reja, numri i vdekjeve tejkalon shifrën 100.

SINGAPORE – Ministria e Shëndetësisë në Singapor njoftoi sot dy vdekjet e para të shkaktuara nga koronavirusi. Sipas raportimeve nga Guardian, është një 75-vjeçar nga Singapori dhe një 64-vjeçar indonezian. Deri më tani ka pasur 385 raste të infeksionit.

COLOMBIA – Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque, ka njoftuar se izolimi i detyrueshëm do të vendoset në vend nga e marta deri më 13 prill për t’u përballur me pandeminë e koronavirusit. “Si pjesë e gjendjes së jashtëzakonshme, ne do të imponojmë izolim të detyrueshëm për të gjithë kolumbianët nga e marta e ardhshme,” tha Duque në një fjalim televiziv mbarëkombëtar.

SHBA – 225 vdekje dhe 17.500 raste – Të paktën 225 pacientë me koronavirus vdiqën, ndërsa rastet pozitive tejkaluan 17,500.

Evropa vijon të mbetet shumë problematike, kryesisht me Italinë, ku vetëm dje numri i të vdekurve ishte 627 persona.