Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor / Erisa Xhixho : Vetëm duke qenë bashkë Shqipëria do dalë nga ky rrënim

273
Përfaqësuesja e LSI, Erisa Xhixho ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social facebook në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor. Duke ndihmuar njerëzit në nevojë, Xhixho ka theksuar idenë se vetëm duke qenë bashkë Shqipëria do dali nga ky rrënim, prandaj në këto kohë sfiduese dhe festash le të ndihmojmë këdo që mundemi.
Ja postimi i plotë i Erisa Xhixhos :
Në ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit njerëzor së bashku me anëtarët e palodhur të njësisë nr.1 në qytetin e Tiranës u angazhuam vullnetarisht me shumë kënaqësi për të ndihmuar familjet më në nevojë në këto kohëra të vështira për të gjithë.
Bashkë për njëri tjetrin, duke ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë, përcjellim shpresë, pozitivitet dhe optimizem në prag festash.
Vetem duke qënë bashkë Shqipëria do dali nga ky rrënim , ndaj në këto kohë sfiduese dhe festash le të ndihmojmë këdo që mundemi .
T’i dhurojmë buzeqeshje dhe shpresë aty ku ka humbur pasi ne bashkë do ja dalim.

Lexo edhe : ‘Pandemia mbaron në vitin 2025’ / Konspiracionisti jep arsyen

Sigal