Mutacioni i covid-19 / Virusi i ri infekton tre shtete të tjera pas Anglisë

327
Sigal

Varianti i ri Covid-19, me origjinë nga Anglia juglindore, është identifikuar në Danimarkë, Holandë dhe deri në Australi.

Lajmi u bë i ditur të dielën nga udhëheqësja teknike e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për koronavirusin, Maria Van Kerkhove.

“Ky variant është identifikuar në Danimarkë, në Holandë dhe kishte një rast edhe në Australi”, tha ajo për BBC.

Lexo edhe : ‘Pandemia mbaron në vitin 2025’ / Konspiracionisti jep arsyen

“Është shqetësuese që virusi po përhapet dhe se ka kaq shumë mutacione. Ne e kuptojmë që nuk shkakton sëmundje më të rëndë nga informacioni paraprak që Mbretëria e Bashkuar ndau me ne, por ende po bëhen studime tek pacientët e shtruar në spital me këtë variant.” ka shtuar ekspertja.

Sipas Kerkhoves, së më shumë përhapet ky virus, aq më shumë mundësi ka ai për të ndryshuar.

“Sa më gjatë që përhapet ky virus, aq më shumë mundësi ka për të ndryshuar. Pra, ne me të vërtetë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi tani për të parandaluar përhapjen, “shtoi ajo.