“Më thuaj si duket në Parajsë”/ Vajza e Kasëm Hysenbelliut me dedikim prekës: Mesazhi që më tha im atë si mësim të fundit

229
Sigal

“Më thuaj si duket në Parajsë, të ka ikur frika dhe dhimbja shpirti im, sepse këtu në tokë duket sikur çdo gjë e bukur është zhdukur që kur ti ike. Gjithçka është bosh!”. Këto janë disa nga fjalët që risjellin dhe njëherë në memorie Kasëm Hysenbelliun, Presidentin e “Fax News”, që humbi jetën një vit më parë nga COVID-19. Janë fjalët e së bijës, Inës me të cilat i drejtohet idhullit të saj.

Ka kaluar një vit nga ndarja nga jeta e Kasëm Hysenbelliut, por për njerëzit e tij të afërt dhimbja është ende e fortë dhe çdo ditë ruan kujtimin e tij, njeriu që kontribuoi në median shqiptare me gjithë shpirt. Vajza e tij, Ina Hysenbelliu ka ndarë një dedikim për të atin, duke sjellë copëza nga jeta e tij, por edhe mesazhe dashurie teksa shpreh mungesën e madhe që ka lënë pas babai i saj.

“Të tregosh emocionet në publik kërkon guxim, siç është ky rrëfim personal për humbjen e babait tim të mirë, Kasëm Hysenbelliun. Me këmbënguljen e xhaxhait tim Irfanit, këtë video e ndaj me të gjithë ju që e keni njohur si një kujtim, dhe për të gjithë ju që s’e keni njohur të rikujtoheni që momentet me njerëzit e zemrës dhe kujtimet janë pasuria e vërtet në këtë jetë dhe që nuk do të marrim hiç gjë nga kjo botë përveç dashurisë që mbjellim dhe veprave të mira. Këtë mesazh të vyer me dha im atë si mësim të fundit. Të duam shumë, KASO!”“Më thuaj si duket në Parajsë"/ Vajza e Kasëm