Korçë/ Po transportonin lëndë drusore pa leje, vihen në pranga dy persona

300
Sigal

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore pa leje.

”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. D., 60 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, shtetasit e mësipërm janë konstatuar në fshatin Mborje, duke transportuar lëndë drusore pa leje, si edhe kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.