Tragjike në Elbasan/ Një 39-vjeçar i jep fund jetës

240
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një 39-vjeçar i ka dhënë fund jetës në banesën e tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Brigada e 17-të Sulmuese’.

39-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është vetëvarur, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave.