Korçë, disa zona mbeten pa energji elektrike, rekomandohen goma dimërore në disa akse

98
Sigal

Moti i keq në vend ka lënë pa energji elektrike disa zona në qarkun e Korçës.

Probleme ka pasur në bashkinë e Kolonjës, në zonën e Barmashit, në bashkinë Korçë dhe në njësinë administrative Drenovë.

Grupet e punës vazhdojnë punën në teren për riparimin e defekteve. Kontraktorët kanë vazhduar punën duke kriposur e mirëmbajtur akset kryesore nacionale dhe ato turistike, për rrjedhojë ato kanë qenë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme.

Nisur nga reshjet e vazhdueshme të shoqëruara me erë dhe uljen e temperaturave, për segmentin Boboshticë-Dardhë, rekomandohet përsëri pajisja me goma dimërore për drejtuesit e automjeteve.

Strukturat e Emergjencave Civile në bashki nuk raportojnë situata problematike. Rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki janë të kalueshme.