Takohen në Tiranë drejtues të Bordit të Federatës Europiane të Konsujve të Nderit

483
Vetëm pak muaj pasi Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri u bë anëtarë me të drejta të plota e këtij organizmi, Federata Europiane ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të mbajtur një prej mbledhjeve më të rëndësishme të saj. Ky takim ishte mundësi e mirë edhe për të hedhur urat e bashkëpunimit mes Konsujve të Nderit në Shqipëri dhe Konsujve të Federatës Europiane.
Një bashkëpunim, të cilin që në nisje Presidenti i Federatës Europiane të Konsujve të Nderit Wolfgang Breitenthaler, e çmoi si frutdhënës.
Wolfgang Breitenthaler:“Vitin e shkuar, në Asamblenë e Përgjithshme ne Vjenë, Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri u pranua si anëtare me të drejta të plota në Federatën Europiane të Konsujve. Ne jemi shumë krenarë për këtë. Jam i bindur se bashkëpunimi mes Federatës sonë dhe Shoqatës së Konusjve në Shqipëri do të jetë shumë frytdhënës dhe kam besim se nën udhëheqjen e Presidentit Ndroqi, shoqata do të arrijë të përmbushë objektivat e saj. Anëtarët e Federatës europiane janë shumë të kënaqur për vlerësimin që qeveria shqiptare dhe veçanërisht Ministria e Jashtme jep për Konsujt e Nderit në Shqipëri. Ne, në nivel europian, përpiqemi dhe kërkojmë që Konsujt të jenë sa më të respektuar “. Në të njëjtën linjë, edhe Presidenti i Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri, Ylli Ndroqi, shprehu angazhimin e Konsujve shqiptare për forcim të bashkëpunimit me këtë insitucion europian, në nivel diplomatik, ekonomik dhe më gjerë.
Ylli Ndroqi: “Ky është nja hap i rëndësishëm që Shoqata jonë brenda një viti arriti të bëjë realitet një bashkëpunim me të vërtet intersant mes dy Shoqatave tona. Roli i Konsujve të Nderit në Shqipëri kaq qenë shumë i rëndësishëm, sidomos këto vitet e fundit”. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, dhe njëherësh ish-numri 1 i diplomacisë shqiptare, kërkoi mbështetjen e Konsujve europiane, në rrugëtimin e vendin tonë drej BE-së.
Edmond Haxhinasto: “Jam shumë i lumtur qe ndodhem në këtë mbrëmje historike do të thoja, pasi kjo është hera e parë që Federata Europiane e Konujsve mblidhet në Shqipëri dhe besoj se kjo realizohet fale zotit. Ndroqi, që është shumë aktiv dhe po përpiqet të përdorë të gjithë potencialin e tij për këtë rrjet të njerëzve të nderuar, jo vetëm Konsujve të nderuar, që mund të bëjnë shumë më tepër për marrëdheniet bilaterale. Shqipëria ka nevojë për miq të mirë, ne jemi një vend i vogël, kemi ambicien për t’iu bashkuar Europës dhe mendojme se kemi një partner të fortë tek secili prej jush dhe shoqatës suaj, në promovimin e asaj çfarë përfaqëson Shqipëria”. Me të njëjtin apel, iu drejtua Konsujve edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko.
Qirjako Qirko: “Ne emër të Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati do doja t’ju jepja mirëseardhjen në Tiranë. Dhe t’ju uroj sukses të plotë në takimin tuaj. Sigurisht kjo është një mundësi e mirë për të githë ju për të parë Shqipërinë, për të shkëmbyer mendime për objektivat e këtij vendi që kërkon ti bashkohet familjes europiane ne Bruksel, me ndihmën e miqve tanë, duke bërë detyrat e shtëpisë dhe me mbështetjen e Konsujve të Nderit”.
Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri, u bë anëtare me të drejta të plota të Federatës Europiane të Konsujve në tetor të vitit të shkuar.
Sigal