Korçë/ Bie në pranga 37-vjeçari, ngacmoi seksualisht vajzën e tij

339
Sigal

Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18-vjeçare.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se i arrestuari është shtetasi R. M., dhe dyshohet se policia posedon biseda telefonike të shkëmbyera me vajzën.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.