Kontrolli i cilësisë së karburanteve, sekuestrohen 56 mijë litra naftë dhe 710 litra benzinë

472
Policia ka puybklikuar sot të dhënat e një hetimi disa mujor lidhur me cilësinë e karbu8ranteve në vendin tonë. Mësohet se 99 subjekte janë proceduar penalisht nga policia gjatë operacionit për “Kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve”, i nisur që më datën 4 maj.
Burime zyrtare ngsa policia bëjnë të ditur se për afro dy muaj janë kryer 783 subjekte në Tiranë, Fier, Berat, Durrës, Lezhe, Shkodër, Elbasan, Korçë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Kavajë dhe Kukës. 
79 subjekte janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash, 11 të tjerë për ndryshime në aparatet matëse, 6 për ruajtje, magazinim dhe tregtim të mallrave kontrabandë, 1 për kontrabandë me mallrat e akcizës dhe dy për mos pagim taksash. Gjithashtu, 1 procedim është regjistruar për manipulim të tregut. Tetë persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Nga operacioni gjatë kësaj periduhe janë sekuestruar 56 503 litra naftë, 711 litra benzine dhe 6 350 litra gaz. Operacioni do vijojë edhe në ditët e ardhshme.
Sigal