Fier, arrestohet 52-vjecari, falsifikonte karta identiteti italiane, greke e rumune

568
Policia e Fierit ka bërë të mundur sot arrestimin e një 52 vjeçari, i cili ishte në gjëndje të falsifikonte Liçencë për taksi, siguracione për automjete, patenta ndërkombëtare, deri dhe karta identiteti italiane, greke dhe rumune.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në sajë të një operacioni të të Luftës kundër Krimit Ekonomik në Fier u kodua “Falcifikatori”, u bë i mundur arrestimi i shtetasit, Agron Çiplla, banues në lagjen “16 prilli” në Fier, nën akuzën e “fallsifikimit dhe vënies në përdorim të dokumentave të fallcifikuara”.
Policia nga kontrolli i ushtruar në banesën e 52-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dokumenta të ndryshme të fallcifikuara. Policia njofton se Çiplla ishte në gjendje të fallcifikonte: “Liçencë për taksi, siguracione për automjete, patenta ndërkombëtare, leje qarkullimi për automjete, çertifikatë kontrolli teknik të automjeteve, raporte mjeksore, vulë sigurie për siguracionet, si dhe karta identiteti italiane, greke dhe rumune.”
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një kompjuter, fotokopje dhe skaner të cilat shërbenin për fallsifikimin e dokumentave. Për veprime të mëtejshme materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
Sigal