Kontrabandë me sheqer e kikirikë, arrestohen dy doganierë

556
Dy doganierë të pikës së kalimit kufitar të Muriqanit janë vënë në pranga për shpërdorim detyre.
Sipas policisë Arlind Mitku, 28 vjeç dhe Gazment Kruja 42 vjeç, doganierë në këtë pikë dhe shtetasi Altin Okaj, 42 vjeç janë arrestuar për kontrabandë mallrash, në sajë të operacionit të koduar “Bitter Sugar”.
Okaj ka kaluar pa iu nënshtruar procedurave doganore rreth 13 thashë sheqer, me peshë 650 kg dhe 19 qese me kikirikë me peshë 135 kg. Kanë qënë dy doganierët që kanë lejuar kalimin e mjetit pa iu nënshtruar procedurave. 
Ndaj Okajt rëndon akuza e kontrabandës me mallra të tjerë, ndërsa ndaj dy doganiereve ajo e kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore dhe shpërdorimi i detyrës.
Sigal