Kongresi miraton ambsadorin në Shqipëri, ikën Arvizu, vjen Lu

450
Sigal

Kongresi Amerikan, ditën e djeshme ka emëruar ambasadorin e ri në Tiranë, zotin Donald Lu, i cili zëvendëson në këtë detyrë Alexandër Arvizunë. Donald Lu u emërua nga Presidenti Barak Obama më 25 korrik të këtij viti. Ai zëvendëson në këtë detyrë Arvizunë që shërben në Tiranë që nga viti 2010. Lu është lindur në vitin 1966 në Kaliforni dhe është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Princeton University në vitin 1988 dhe 1991. Ai ka shërbyer në Trupat e Paqes si Vullnetar në Sierra Leone dhe në vitin 1990 në Shërbimin e Jashtëm të SHBA-së si oficer-politik në konsullatën e Peshavarit në Pakistan. Më pas në Tbilisi të Gjeorgjisë dhe më pas në Nju Delhi të Indisë. Në vitin 2003 ai ka shërbyer si diplomat në Kirgistan… Ky emërim u vonua shumë kohë, pasi emërtesa nuk kishte shumicën në Senat.