Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 9 raste të reja më koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë 3 raste reja në Tiranë dhe 6 në Elbasan.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste. Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor”,- tha në një deklaratë për mediat Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.