Komuna Dajt, turistët e preferojnë, banorët rrëfejnë jetesën e vështirë

2629
Dajti është një Komunë e përbërë nga 13 fshatra. Komuna pas 21 qershorit do t’i bashkangjitet Bashkisë së kryeqyetit.
Dajti është një destinacion turistik të cilit qytetarët i Tiranës i janë drejtuar ndër vite, në verë për freskinë dhe ajrin e pastër dhe në dimër për deborën.
Por përtej qendrës së Komunës, kur i drejtohesh fsharave të largët Qafë Mollë, Darshen, Selbe, Murt, Priskë apo Lanabregas pamjet tursitike zbehen dhe jeta e banorëve shfaqet e veshtirë për shkak të infrastrukturës rrugore dhe mungesës së ujit të pijshëm.
Banorët e fshatit Priskë ku u ndalëm për tu njohur me pritshmëritë e banorëve pas 21 qershorit kur do të jenë zyrtarisht pjesë e Bashkisë së Tiranës, flasin për problemet e tyre madhore.
Këto ishin konstatimet e fundit në terren në komunën Dajt para 21 qershorit, zgjedhjeve vendore që do të mbahen për herë të parë pas ndarjes së re territoriale.
Fshatrat duan ujë, rrugë dhe punë. A do hyjnë këto çështje në rrugën e zgjidhjes pas zgjedhjeve apo ato do t’i shtohen atyre të Tiranës qytet? Përgjigjia kërkon pak durim dhe kohë.
Komuna: Dajt
Banorë: 14 381
Votues: 10 800
Fshatra: 13/ Linzë, Surrel, Lanabreas, Priskë e madhe, Qafë Mollë, Darshen, Selbë, Murt, Brar, Ferraj, Shishtufinë, Shkallë, Tujan.
Sigal