Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, B2B Meetings mbledh kompanitë më në zë të Ballkanit Perëndimor

290
Sigal

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës ka hapur dyert ditën e djehshme  për dhjetëra biznese shqiptare dhe ballkanike, të cilët kanë shpalosur për konsumatorin shqiptar dhe jo vetëm, produktet dhe shërbimet e tyre të shumëllojshme.

Një nga organizimet më të mëdha të Panairit ishte takimi “B2B”, i organizuar nga ËB6CIF, i cili bëri bashkë përfaqësues të bizneseve shqiptare, kosovare, boshnjake, serbe, maqedonase, malazeze e shumë të tjerë.

Nga ora 10:00 deri në 16:30, bizneset dhe përfaqësuesit e tyre patën mundësi të shkëmbejnë eksperiencat e tyre, por edhe të ndërlidhin marrëveshje mes tyre në vazhdimësi deri në përfundim të këtij panairi.

Marco Mandic, përfaqësuesi i 6 Dhomave të Tregtisë dhe Biznesit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor shprehet për këtë eksperiencë.

“Unë vij nga Dhoma e Biznesit dhe Investimeve të Serbisë, ne vijmë çdo vit në këtë panair që nga vitit 2016. Ne kemi punuar në fakt për diçka që tani është realitet… që është një Ballkan i bërë bashkë për të bashkëpunuar. Unë gjithashtu vij edhe nga ËB6CIF, që përbëhet nga 6 Dhomat e Tregtisë së: Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Këtë vit sollëm një grup të bizneseve të vogla agrokulturore nga të 6-a vendet e ËB6CIF. Në këtë moment po zhvillohet B2B Meetings, ku po prezantohet distributorët më të mëdhenj të 6 vendeve. Jo vetëm kaq, por B2B bën bashkë njerëz dhe biznese, që është diçka shumë e mirë për ekonominë e të gjashta vendeve”, tha ai.

I pyetur për vështirësitë që do të eliminojë ky takim dhe ky panair, Mandic tregon se viteve të fundit, bashkëpunimi dhe tregtia mes kompanive shqiptare dhe serbe është rritur vazhdimisht.

“Di t’ju them që vitet e fundit vazhdimisht vijnë turistë nga Serbia në Shqipëri dhe di t’ju them që kjo do të vazhdojë të intensifikohet akoma dhe më shumë”, u shpreh Mandic.

Sakaq, përgjatë orëve të B2B Meeting, përfaqësuesit e bizneseve patën mundësi të prezantohen edhe me produktet, të cilët u afishuan në stendat e bizneseve përkatëse duke e bërë më të prekshme ofertën që ata kanë për tregjet e rajonit.