“Kur të gjithë rrinë në shtëpi…”, ambasada e SHBA: Energjia elektrike, jetike për qytetarët, USAID po bashkëpunon me OSHEE

350
Sigal

Ambasada amerikane në Tiranë thekson se furnizimi cilësor dhe pa ndërprerje i energjisë elektrike për shqiptarët e izoluar nga koronavirusi është jetik.

Për këtë arsye, SHBA shkruan në “Facebook” se USAID vazhdon punën me OSHEE për ta përmirësuar këtë shërbim.

“🇦🇱 | Kur të gjithë rrinë në shtëpi për shkak të COVID-19, furnizimi cilësor dhe pa ndërprerje i energjisë elektrike është jetik. Në #Shqipëri, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga pandemia, USAID/Albania vazhdon të punojë me OSHEE për ta përmirësuar këtë shërbim.

Mirënjohje për punonjësit e vijës së parë të OSHEE-s, të cilët kujdesen që energjia të mos mungojë në shtëpitë tona!�”, shkruan ambasada.