Trageti s’ankorohet në Bari për shkak të motit të keq! Shqiptarët e nisur Durrësi mbi 30 orë në det

415
Sigal

Në portin detar të Durrësit tragetet e linjës me Barin vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar sepse porti i Barit vazhdon të qëndrojë i mbyllur si pasojë e motit të keq, pasi shpejtësia e erës është 70-75 km/orë me drejtim nga veriu.

Tragetet që u nisën dy net më parë nga porti i Durrësit vazhdojnë të qëndrojnë në radën e jashtme të portit të Barit. Porti i Durrësit funksionon për anijet e tonazhit të lartë.

Anijet e tonazhit të vogël dhe peshkatoret vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara në port pasi nuk e përballojnë detin me forcë 7 ballë.