Skenar si “Kutitë e Ndihmës së Shpejtë” biznesi, me 550 mijë fiksuese fëmijësh në automjete

374
Skandali i radhës i denoncuar 3 ditë më parë prej gazetës “Telegraf”, lidhur me gjoja ndryshimin në Kodin Rrugor” për masat ndëshkuese për ata që nuk vendosin rripin e sigurimit gjatë udhëtimit e qarkullimit brenda qendrave të banuara, duket se ka qenë një denoncim i faktuar, prova e të cilit po shfaqet këto ditë në tregun shqiptar. Nëse i referohemi kujtesës, lidhur me paralajmërimin e kreut të policisë rrugore, se më tepër do të ndëshkohen ata drejtues mjetesh që udhëtojnë me fëmijë të pa sistemuar me fiksuese brenda automjeteve, konstatohet se ky presion nuk ka qenë në zbatim të ligjit dhe “merakut” të policisë për sigurinë e jetës së udhëtarëve, por për të siguruar suksesin e një biznesi të pisët me shitjen me shumicë të fiksuesve të fëmijëve në automjete. Këto mbajtëse fëmijësh që i fiksojnë gjatë udhëtimit në rolin e “rripit të sigurimit”, tashmë janë të detyruara me “Kod Rrugor” dhe qytetarëve u është bërë presioni prej policisë së shtetit, për të mos i toleruar. në fakt, kjo kërkesë e bërë në emër të sigurisë rrugore është biznes tregu për të shitur një “mal” me mbajtëse fëmijësh automjetesh. 

Fakti është ky: Çuditërisht, këto ditë tregu shqiptar është mbushur si me “telekomandë” me këto pajisje mbajtëse fiksuese fëmijësh. Kush i solli dhe kur i solli kaq shpejt? Nga e dinte policia, që këto do të futeshin në treg brenda 12 orëve, afat që e la dhe policia rrugore? Sipas informacionit që disponojmë, thuhet se këto janë një lloj biznesi i sajuar dhe i futur në veprim prej një “dore” të fuqishme brenda kupolës së Ministrisë së Brendshme, për të zhvatur qytetarët që kanë automjete dhe fëmijë nën moshën 12 vjeç, tamam siç “kokat” e policisë së shtetit, i kanë përcaktuar kategoritë e moshave që duhen mbajtur me këto fiksuese gjatë udhëtimit e qarkullimit në automjete! Burime të “telegraf”, konfirmojnë se në tregun shqiptar janë futur e janë hedhur me urgjencë 550 mijë mbajtëse fiksimi fëmijësh për automjetet, pra aq sa automjet janë në qarkullim faktikisht, gjë që tregon se llogaritë e këtij biznesi të pisët janë bërë “me laps në dorë”, që çdo drejtues automjeti të detyrohet të blejë një të tillë, mbasi do transportoj fëmijët nga shtëpia në shkollë, kopsht, çerdhe, familje e nëpër udhëtime gjata, por edhe ata që nuk kanë fëmijë në ngarkim e janë pa familje të krijuar ende, në shumë raste do të detyrohen të transportojnë nipër e mbesa të moshës së tillë ligjore, që duhen mbajtur me fiksuese, ndaj dhe do të detyrohen ta blejnë një mbajtëse fëmijës, me ët cilën po veprohet si me “Kutitë e Ndihmës së Shpejtë”, me të cilën policia bëri presion sa u shitën afro 600 mijë të tilla të futura si biznes nga babai i ministrit Tahiri (siç u tha në media e parlament) dhe pastaj nuk i kërkoi më,këto pajisje, duke e quajtur “shkelje ligjore”!
Sigal