SHISH, letër Prokurorisë për 210 ekspertiza fallco

621
Sigal

Mendohet sikur dosjet mbyllen dhe sikur krimet dalin “të pastër” me akte-ekspertimesh fiktive, të bërë prej “duarve të pista” brenda laboratorit të Policisë Shkencore, prej të cilës veprohet edhe me urdhra shefash politikë e shtetërorë për raste “krimesh speciale”, të bërë nga persona “specialë”, ku përfshihen edhe aktet e ekspertëve të thirrur prej prokurorive e gjykatave. Këto akte-ekspertimi të lëshuar me vulë e firmë zyrtare prej shërbimit të ekspertimit shkencor, rezulton se nuk janë të gjithë “të pastër”, mbasi prej atyre që bëjnë këto akte ekspertimi, ka ndodhur e vazhdon të ndodh, që bashkë me viktimat e mbetur gjallë e të ikur nga kjo jetë, groposen edhe provat me raporte ekspertimesh, që në fakt fshehin krimet! Mirëpo këto akte-ekseprtimi që kanë mbrojtur e fshehur krimet dhe kriminelët, po kërkohet të rihapen e ribëhen…

SHISH, letër prokurorisë, për të rihapur 210 akte-ekspertimi krimesh të rënda

Një informacion i ardhur dje në redaksinë e gazetës “Telegraf”, bën më dije se SHISH ka rënë në gjurmët e disa akt-akspertimeve false, të vulosur e firmosur si |të rregullt” për shumë lloj krimesh të rënda që kanë ndodhur në Shqipëri në 5 vitet e fundit, akt-ekspertime prej të cilëve, autorët e krimeve i kanë shpëtuar drejtësisë. E kemi fjalën, për akt-ekspertimet e krimeve të rënda që kanë kushtuar jetë njerëzore, trafiqe femrash, droge, sendesh me vlerë, trafik lekësh e valute false, import e shitje produktesh ushqimore vrasëse, plaçkitje, pengmarrje, falsifikime tenderësh në miliarda lekë, grabitje bankash, mbytje emigrantësh prej trafikantëve, grabitje vilash, biznesesh etj. Pas shumë ankesave prej palëve që janë dëmtuar nga krimet, për mos ndëshkim autorësh të krimeve, SHISH ka krijuar listën e parë të akt-ekspertimeve të bërë e të përdorur në organet e drejtësisë prej Policisë Shkencore e ekspertëve privatë. Ky institucion i ka kërkuar prokurorisë, që të hetojë këto akte ekspertimi shkencore. Sipas listës së parë që ka dorëzuar SHISH në prokurori, janë 210 akte-ekspertimi të kryer prej Policisë Shkencore, të cilët duhen “rihapur” e rijetuar me statusin “krim”, mbasi ka prova të plota të grumbulluara prej burimeve të SHIK , që këto 210 akte të “listuar” janë me përmbajtje fallco. Kujtojmë, që na datën 6 nëntor 2015, u njoftua se u dogj Laboratori i Policisë Shkencore nga “një shkëndijë elektrike”, por “çuditërisht” nuk pati asnjë “shkëndijë” për të urdhëruar hetimin real të shkaqeve, për të publikuar se çfarë provash janë djegur, të cilit lloj, personi e grup krimi, se cilët zyrtarë, apo specialistët të laboratorit kanë pasur përgjegjësi për sigurinë teknike të tij! Tashmë, kërkesa e SHISH ka shkuar në prokurori, duke pritur prej saj, nëse do të ketë nisje të zbardhjes së këtyre akt-ekspertimeve të listuara si zhdukëse të provave e mbrojtëse të krimeve të ndryshëm edhe me pasoja të rënda. Nuk e dimë, nëse kjo do të ndodh, por konfirmojmë se denoncime të tilla, kanë ardhur dhe vazhdojnë të vijnë përditë edhe në gazetën “Telegraf”, dërguar nga persona, biznese e familje që janë dëmtuar prej krimit, me pasojë por për shkak të këtyre akt-ekspertimeve fallco krimi nuk është çuar përpara drejtësisë, duke shpëtuar “për mungesës provash fizike e filmike”, të cilat nuk janë depozituar e nuk janë analizuar në raportet përfundimtare vlerësuese të këtyre 210 akt-ekspertimeve të bëra prej Policisë Shkencore, por edhe prej ekspertëve të jashtëm që aktivizon drejtësia. Dhe ndodh “çudia” tjetër, që paçka se në shumë raste janë akuzuar ekspertët shkencor për fshehje, manipulim e zhdukje provash, këto akt-ekspertime nuk ri-ekspertohen nga një institucion tjetër në formë “apelimi”, por quhen të “formës së prerë”, sipas “produktit që del nga laboratori shkencor, apo nga “duart e pista” të disa ekspertëve privatë që angazhohen prej drejtësisë si “analizues” të krimeve të ndryshme! Të 22 prokuroritë zonale dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, vazhdojnë të bëjnë prezent shqetësimin e vonesave të akt-ekspertimeve të dosjeve hetimore që kryhen prej Policisë Shkencore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët gjatë ekspertimeve, në afro 80% të rasteve të krimeve, krijojnë zvarritje të hetimeve dhe vonesa në çuarjen e dosjeve për gjykime! Sipas një relacioni të Prokurorisë së Përgjithshme, kjo situata problematike ka nisur qysh prej vitit 2014 dhe po vazhdon e po bëhet edhe më problematike. e të kërkojnë zhbllokim e saj, e cila shikohet e rënduar që prej vitit 2014, vonesa që shkojnë deri në 9 muaj e më tepër, sidomos për krime të kryera nga individë të njohur të botës së krimit!

Florinda Sinja