Taktika e trafikantëve për nxjerrjen e drogës nga Porti i Durrësit, biznesi i tritolit dhe klandestinëve arabë

222
Sigal

Ja si ranë policët në rrjetën e mashtrimit të trafikantëve

Ja si e kanë ndryshuar taktikën trafikantët në nxjerrjen e kokainës, nga Porti i Durrësit, pa u vënë re nga autoritetet

 

Kokaina rreth 44 kg kokainë që është kapur në 6 raste në kontejnerët e kompanisë “Alba exotic Fruits”, është vetëm një sasi e vogël krahasuar me dërgesat e tjera të kapura në port. Pra, sipas hetuesve kjo është një metodë devijance që autoritetet mos dyshonin për trafikun e tonelatatve që kalojnë

 

Mësohen detaje të reja nga kokaina e kapur mesditën e së martës në portin e Durrësit. Prokuroria e Posaçme e ka bashkuar dosjen me 4 ngarkesat e kapura që prej korrikut në port, ngarkesa të sjella nga e njëjta kompani.

Burime nga SPAK, thanë se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me policinë e shtetit pas marrjes së informacionit se në kontenierë dyshohej se kishte kokainë. Hetuesit e strukturës anti-korrupsion janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme duke vlerësuar edhe ngjarjet e fundit.

Ndërkohë sipas informacioneve që Fax neës ka siguruar mësohet se porositë për kontenierët e firmës Alba  Exotic Fruit janë dhënë përpara kapjes së sasisë së parë, pasi pas mbushjes me banane në Ekuador rruga zgjat 3 javë deri më 3 muaj e gjysmë derisa të mbërrijë në destinacion.

Burime nga grupi hetimor thanë se trafikimi i kokainës nga Ekuadori drejt vendit tonë në sasi të vogla, duket se ka qenë një nga metodat për të bërë të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike, nga Porti i Durrësit, pa u vënë re nga autoritetet.

Ndërkohë që vijon puna për identifikimin e porositësve pasi ka dyshime se pas këtij trafiku fshihet një grup kriminal. Nga 13 korriku e deri me sot në kontenierët e kompanisë “Alba exotic Fruits” kokaina është kapur në 5 raste, ku në total janë  sekuestruar rreth 44 kg kokainë, një sasi e vogël krahasuar me dërgesat e tjera të kapura në port.

Sipas hetuesve kjo është një metodë që autoritetet mos dyshonin për trafikun e paligjshëm. Por, në 2019, po në pronësi të kësaj firmë u kap një sasi e madhe prej 137 kg kokainë. “Alba Exotic Fruit” importon prej vitit 2011 fruta nga vendet e Amerikës së Jugut. Kompania është në zotërim të Eduart Dautit, i cili është në kërkim dhe Barjon Gumenit, i arrestuar.

Tritoli kthehet në biznes për kryerjen e atentateve, kap vlerën deri në 3000 euro

Minat me sahat ‘trend’ alarmues, çfarë thonë shifrat për 2021, qytetet me rastet më të shpeshta

Paulin Deda 34-vjeç i arrestuar të Martën në Durrës në tentativë për të shitur 2 mina me sahat, nuk është rast spontan në këtë veprimtari kriminale, që ka nisur të kthehet edhe në biznes. Në bazë të shifrave të grumbulluara konstatohet se nga fillimi i vitit 2021 janë sekuestruar rreth 30 mina të tilla. Numri i personave të arrestuar është më shumë se 15, kryesisht nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, Lezhës dhe Elbasanit.

Çmimi i një mine të tillë referuar edhe përmasave normale të saj kap vlerën deri në 3000 euro. Personat e arrestuar për shkak të disponimit të bombave të tilla, në shumicën e rasteve kanë rezultuar me precedet të mëparshëm penal. Në këtë pikë Kruja dhe Fushë-Kruja si qendra e transportit dhe konstatimit të tyre, ka ngjallur dyshime që mund të jetë edhe gjeneza e prodhimit të lëndëve të tilla.

Qytetet e cituara më sipër janë evidentuar si prodhuese të këtij mekanizmi ku përveç tyre, minat shiten edhe në qytete të tjera të vendit nga ku përdoren për atentate apo veprimtari kriminale kundër jetës dhe pronës. Pas çdo sulmi me tritol ose bomba me telekomandë, Forcat Xheniere që janë ato që përcaktojnë bazën materiale të lëndëve plasëse në rastet përkatëse.

Kjo veprimtari kriminale në çdo aspekt të saj duke nisur nga prodhimi, shitja, blerja, tregtimi dhe transportimi, pa lejen autoriteteve kompetente, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Mënyrat më të praktikuara janë lëndët plasëse që kanë përbërje të kapsollave detonatore, fitilit zjarrpërcjellës etj.

Por çfarë ndodhi të martën në Durrës?!Paulin Deda kishte ardhur nga Miloti në qytetin bregdetar për të shitur 2 mina me telekomandë kundrejt 6 mijë eurove përkatësisht nga 3 mijë euro secila. Por ky plan i dështoi me ndërhyrjen e policisë ,ndërsa operacioni u finalizua në lagjen nr.13, në zonën e Plazhit në vendin e quajtur “Terminali i autobusëve”. Grupi i hetimit po merret me zbulimin e origjinës dhe destinacionit të kësaj lënde plasesëse ku nuk përjashtohet mundësia e prangosjes së personave të tjerë.

Vetëm pak ditë më parë u arrestua 50-vjeçari Arben Elezi nga Larushku i Fushë-Krujës, i cili rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve, dhunë në familje dhe armëmbajtjes pa leje. Atij iu gjetën katër mina./Fatjon Gjinaj

Nuk ndalen klandestinën në Korçë

Vendi vijon të përballet me një valë emigrantësh, të cilët vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme dhe që kanë destinacion final shtetet e Europës Perëndimore. Dhe Korça është kthyer në një pikë nga ku klandestinët, të kontaktuar nga grupet shqiptare, por jo vetëm, tentojnë kalimin. Dje u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej të cilëve theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.Shpallet në kërkim edhe 1 shtetas tjetër, bashkëpunëtor i dyshuar i tyre.