Mot i keq në Turqi, era e fortë rrëzon minaren e xhamisë

147
Sigal

Moti i keq dhe stuhitë kanë përfshirë Turqinë jugperëndimore, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Erërat e forta rrëzuan çatitë e disa shtëpive dhe dyqaneve, ndërsa ka rënë edhe maja e një minareje në një xhami në qytetin Nazili.

Pamjet e rrëzimit të majës së minares u publikuan në rrjetet sociale, ndërsa banorët u frikësuan dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.