Kolonelët e Kodhelit që bëjnë tendera për të ndarë miliardat

710
(Vijon numrin e ardhshëm)
Detajimi i paligjshmërisë, shkeljeve, abuzimit ekstrem në hartimin, prokurimin dhe zbatimin e kësaj procedure të “kufizuar” nga MM/SHPFA për “Shërbim me qarqe dixhitale për FA”. Kjo procedurë kryhet kur, në mungesë të mjediseve të transmetimit në FA, të vijohet përdorimi i shërbimit me qarqe dixhitale, të prokuruara me kompani private të tele-komunikacionit. Qarqet dixhitale do të shërbejnë për transmetimin e të dhënave dhe zërit midis LAN-ve dhe çentraleve të FA, si dhe sigurimit të ”backup-it” të linjave kabllore dhe Fibrës Optike të transmetimit ”Voice & Data”? Instalimi fillestar i paisjeve elektronike nga subjekti privat do të paguhet muajin e parë, vlera e tyre është e llogaritur në vlerën totale të fondit limit vjetor. Proçedura e prokurimit për “shërbime me qarqe dixhitale për FA” është tatalisht fiktive dhe krejtësisht e pa nevojshmë sepse: 
1. MM ka ndërtuar vetë rrjetin kabllor me fibër optike ajrore dhe nëntokësore, që garanton sistemin e komunikimeve elektronike dixhitale (data & voice) ndërmjet MM/SHP dhe Komandave të FT, FA, FD (zonën Tiranë – Durrës) si edhe me të gjitha Njësitë/Rep. ushtarake autonome në këtë zonë, në vitet 2008 – 2011; 
2. MM/SHPFA ka në gadishmëri të plotë tekniko-operacionale sistemin e ri të radio-komunikimit/telefonisë që garanton, paralel me sistemin e fibrës optike, transmetimin e informacionit “voice & data” midis MM/SHPFA dhe të gjitha Komandave të Forcave, Njësive dhe Rep. ushtarake; 
3. MM/SHPFA zotëron sistemin e vetë të ndërlidhjes me “r/rele dixhitale”, ndërtuar në 2009, për sigurimi i transmetimit të “të dhënave” “voice&data” ndërmjet SHPFA dhe disa Njësive – Rep. ushtarke, që mund të rikonfigurohet apo “upgrade” sipas ndryshimeve teknologjike apo të zonave të nevojshme për mbulimi, referuar ndryshimeve të planeve të përhajpes të FA; 
4. Shfrytëzimin e kapaciteteve të lira të portave E1 nga sistemi tjetër i r/komunikimit me “rele dixhitale” të “informacionit” voice&data, pjesë e SIVHD-së, ndërtuar nga firma amerikane “Lockheed Martin…”, i cili garanton 100 % mbulimin e pothuajse të gjitha “mjediseve të transmetimit”: MM-KFD, MM-KFA, MM-Flotilja e Jugut, Pashaliman Vlorë, MM-Bunavi, Vlorë, MM-Poshnjë Berat, MM-Baza Ajrore Kuçovë, MM- Shtëpia e Pushimit të Usht. Jalë-Himarë; 
5. Shfrytëzimin e sistemit telefonik celular; 
6. Përdorimin e shërbimit të “ekspeditës ushatarake”; 
7. Përdorimin e burimeve strategjike të r/komunikimit “rezervë” ndër-institucional apo pse jo dhe nga operatorët kombëtarë për situata emergjencash, që veprojnë në fushën përkatëse. Vetëm kur “rrëzohen” apo “dalin” jashtë gadishmërisë tekniko-operacionale të gjithë “burimet e r/komunikimit” të përmendura më sipër, duhet të “parashikohen” të “prokurohen” me “negocim pa shpallje!” proçedura të tipit “sigurim të ”backup-it” ? të linjave kabllore dhe fibrës optike të transmetimit ”voice & data” (rezikshmëria e dëmtimit të fibrave optike është shumë e ulët, por edhe në rast defekti koha e riparimit është shumë minimale, mjaftueshëm brenda maksimumi 2 ore). Kjo është një marrëzi, që vetëm injorantët, të verbrit apo ndonjë jashtë tokësor mund ta pranojë dhe realizojë këto proçedura. Dokumentat e procedurës së tenderit pra ”kriteret e vecanta të kualifikimit dhe veçanërisht specifikimet teknike të paisjeve elektronike, që realizojnë këto mjedise transmetimi janë hartuar në atë formë, që kufizojnë totalisht dhe delegojnë komplet proçesin tenderues vetëm tek një firmë (specifikimet janë hartuar pikërisht nga një person i vetëm i Drejtorisë së Ndërlidhjes në SHP, të cilat janë ende sot të pa ndryshuara apo përmirësuara prej vitit 2010). Fitues i të gjitha proçedurave të prokurimit ”shërbime me qarqe dixhitale për FA” është vetëm firma IDEA-TEL sh.p.k, sikurse edhe për çdo kryerje ”shërbimi riparimi/mirëmbajtje” të sistemeve të tjera të r/releve të FA.
Proçedurat e prokurimit për vitet 2010 – 2012 
Proçedurat e prokurimit për vitet 2010 – 2012 në formatin “procedurë e hapur”, me fondin limit vjetor prej 209 190 000 lekë pa tvsh, për periudhën 12 muaj nga momenti i lidhjes së kontratës, me të drejtë rinovimi, e fituar ose “dhuruar” firmës IDEA-TEL Sh.p.k., kanë të përfshirë në ”Tabelën e drejtimeve të mjediseve të transmetimit” njëkohësisht edhe sigurimin e shërbimit me qarqe dixhitale për disa mjedise tranmsetimi për SIVHD, Durrës!: – për vitin 2010: Nr.10 QNOD Durrës – Guri Gomares – Zvërnec me E1 në kapacitetin 2 x 2048 kb/sek; – për vitin 2011-2012: Nr. 8 Qendra Nd. Vëzhgimit Detar (KFD) Durrës – Zvërnec me E1, tani në kapacitetin 1 x 2048 kb/sek, shërbime krejtësisht të panevojshëm, abuzues dhe të pa kërkuar nga KFD-ja, pasi sistemi i SIVHD-së zotëron sistemin e vetë të r/transmetimit dixhital mikrovalor ”voice & data” (vendosur totalisht në punë më 18.03.2009 dhe gjatë 2010 sistemi ka qënë i mirëmbajtur teknikisht brenda garancisë nga firma “Lockheed Martin…”. Ky fond financiar për këto mjedise transmetimi (faktikisht nga 10 mjedise të kërkuara në tabelë vetëm 3 mjedise ndoshta ishin të nevojshme) është ”shpërdoruar” pa asnjë kërkesë. Kujtojmë që për 2011, po kjo firmë, sipas kontratës së shërbimit lidhur në KFD-ë, është paguar njëkohësisht edhe nga KFD për realizimin e kontratës së ”Mirëmbajtjes së sistemit të SIVHD-së për 2011”, e cila përmbante edhe shërbimin në sistemin e transmetimit mikrovalor (kujtojmë rastin e devijimit të kontratës nëpërmjet ndërtimit të rrjeti paralel mikrovalor – backup ”dopio” në zonën e sistemit nga Ksamili – Sarandë – Porto Palermo – Llogara – Pashaliman – Sazan – Guri i Gomares –Zvërnec – Gllavë – Dajt – MM/SHP – Shëngjin – Kodër Durrës – KFD).
Procedurat e prokurimi për 2013 – 2014 
Gjatë realizimit të të njëjtës procedurë prokurimi për vitet 2013 – 2014, në formën tani të ndryshuar “procedurë me negocim pa botim”!, zhvilluar tek ASNI me një fondi limit financiar të rritur për 24 muaj prej 457 608 000 lekë pa tvsh, me të njëjtat specifikime teknike të vitit 2010 dhe ”bërë peshqesh” të njëjtës firmë IDEA-TEL.Sh.p.k., sigurimi i këtij llojë shërbimi për SIVHD është ”hequr” dhe ”zëvendësuar” totalisht ”fallco”, pa argument, me mjedisin Nr. 5: MM – FT, FD, FA me E1 në kapacitetin 1 x 2048 kb/sek, kur ky mjedis ishte vendosur njëherë në Nr.1. Zëvendësim është kryer fallco vetëm për të ruajtur numrin total 11 të ”drejtimeve të shërbimeve dixhitale” në tabelën e drejtimeve të mjediseve të transmetimit sepse kur bëhet fjalë për tre Komanda Forcash (FT, FD, FA) – pra sasia e mjediseve duhet të ishte kërkuar në sasinë 3 x 2048 kb/sek jo 1 x 2048 kb/sek. si edhe për të rritur normën e përfitimit të stafit të ri!). Ky ndryshim në emërtim të ”llojeve” të drejtimeve të mjedisit të transmetimit (pra zëvendësimi i mjedisit për SIVHD-në me një mjedis transmetimi tjetër) u realizua nga Drejtori i Ndërlidhjes në SHPFA Kol. Ferdinant Dimo, pasi në mars 2013 ishte ndryshua Komandanti i SIVHD-së (oficeri me profesionin ”detar”) dhe personi i emëruar në detyrë N/Kol. Inxh. Gjergji Vasili, diplomuar pas studimeve 6 vjeçare në Gjermani si Inxhinier Elektronik, pasi kishte konstatuar këto shkelje si dhe shumë abuzime teknike të tjera flagrante, kishte informuar si Komandantin e KFD-së ashtu edhe Drejtor Kol. Dimo, i cili reagoj vetëm për procedurën!
Procedurat e prokurimi për vitet 2015 – 2016 
Procedura e prokurimi për vitet 2015 – 2016 është zhvilluar përsëri në të njëjtin format “procedurë me negocim pa botim – I kufizuar”, me një fond financiar përsëri në rritje – fondi limit financiar për 24 muaj prej 514 800 000 lekë (të vjetra) pa tvsh ose fondi limit për 12 muaj 257 400 000 lekë pa tvsh, përsëri me të njëjta specifikime teknike të vitit 2010 dhe e fituar si gjithmon nga firma IDEA-TEL Sh.p.k. me kontratën Nr.144, datë 28.07.2015 mbi ”shpenzime per qira-marrje për aparate dhe pajisje teknike, makineri, etj – firma donatore e ”MM/SHSHP” ose firma e aksit ”rilindas të korrupsionit” ”Kodheli-Kraja-Bazo-Dimo”.
Forma e realizimit të procedurës së prokurimit ka ndryshuar në vitin 2013 nga ”procedurë e hapur” në formën “procedurë me negocim pa botim ose I kufizuar” pa asnjë shkak, arsye tekniko-ligjor, kufizim nga normat/standartet ushtarake, AKSHI apo DSIK. Ky ndryshim është realizuar jo vetëm për të eleminuar zhvillimin e një procedure normale konkurimi, me konkurencë të hapur edhe për shumë operatorë të tjerë, që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e r/komunikimit dhe telefonisë, bile me tarifa/lloje shërbime shumë më të favorshme, duke siguruar kështu një ”mirë menaxhim maksimal” të fondit financiar për interesa private abuzive të askit ”rilindas” por edhe më kryesorja ishte për të mbajtur të ”fshehur” llojin e kësaj proçedure të ”pa nevojshme”, sasinë dhe llojet e drejtimeve të mjediseve të transmetimit” ndaj çdo specialisti, profesionisti apo të ”interesuari” të fushës së TI-së. Shkelja flagrante abuzive gjatë realizimit të procedurës së prokurimit apo të ”rinovimit të kontratës” pas çdo viti kalendarik ”sigurimi shërbimi” është se fondi limit gjithmonë është rritur ndjeshëm deri në nivelin 257 400 000 lekë pa tvsh (nga 200 000 000 lekë në 2010) dhe se në asnjë rast apo kohë të vetme: shuma financiare e fondit limit tek pjesa e procedurës ”blerja dhe intalimi i paisjeve elektronike për sigurimin e këtij shërbimi” nuk është rivlerësuar me ulje kostoje, pra për tu hequr nga kostot totale financiare të vitit të ardhshëm, pasi paisjet e sistemit janë blerë në vitin e parë të realizimit të kontratës 2010 dhe fondi limit vjetor për vitin e ardhshëm i përmban në vetëvete kostot e paisjeve ose mungesa e përcaktimit të ”opsionit-variantit” në dokumentat e tenderit që ”në rast se ky shërbim do të fitohet nga e njëjta firmë që ka siguruar këtë shërbim vitin paraardhës, kostot e paisjeve do të hiqen nga fondi i prokuruar” (kujtojmë që paisjet e këtij sistemi janë blerë të gjitha vitin e parë në kontratën fillestare 2010 dhe ato janë krejtësisht identike të pa ndryshuara deri sot dhe fondi gjithmon ka arrdhur me rritje!!!). Në të kundërt të këtij arsyetimi financiar dhe argumentimi teknik, çdo kontratë shërbimi vjetore është shoqëruar me përcaktimin: ”Instalimi fillestar i paisjeve elektronike do të paguhet muajin e parë, vlera e tyre është e llogaritur në vlerën totale të fondit limit vjetor” ose mungon fare ky llojë përcaktimi në dokumentat e të gjithë tenderave të zhvilluar !!!!. Arsyeja e mostrajtimit në këtë formë të procesit mbi ”blerjen apo vlerën e paisjeve elektronike gjatë fazës së tenderimit” paraqet një argument shumë të qartë abuziv e korruptiv si dhe qartëson logjikën mashtruese e mafjoze të ekipit udhëheqës të kësaj proçedure prokurimi fiktive. Fondi financiar skandaloz, i harxhuar ndër vite për sigurimin ”fiktiv”, të pa nevojshëm, të këtij lloj shërbimi për MM-në/FA-në, i cili arrinë në nivelin e 1.34 milion dollarëve (ose 1.66 miliard lekë, të vjetra, pa tvsh), do të kishte mundësuar pa asnjë problem ”blerjen qindra herë të paisjeve elektronike të sistemit ose të ndërtimit disa herë të këtij sistemi/shërbimi” vetë nga MM, si edhe duke siguruar-garantuar ”pronësinë” e këtij lloj sistemi si një aset ushtarak për FA, pasi MM/FA i zotëron vetë në pronësi si ”frekuencat e transmetimit”, të miratuara nga AKEP, por edhe mbulon vetë komplet shpenzimet për mbështetjen infrastrukturore, ruajtje-siguri paisje si dhe furnizimin me burime ushqimi.
(Vijon numrin e ardhshëm)
Sigal